Ekipi

Lulëzim Kadiasi

Këshilltar Biznesi për Rajonin e Fierit

Lulëzim Kadiasi është teknolog agro-ushqimor me përvojë 8-vjeçare në fushën e bujqësisë. Ai ka eksperiencë në zbatimin e inspektimeve dhe teknologjive në fermat e prodhimit, në çertifikimin e produkteve, në asistencë teknike bujqësore, në zgjerimin e agrobizneseve dhe fuqizimin e kapaciteteve menaxhuese.

Ai ka punuar pranë Agrinet, ku kishte përgjegjësinë e asistimit të organizatave të fermerëve në forcimin e kapaciteteve, krijimin e kooperativave dhe menaxhim në rritje të shërbimeve dhe hartimin e planeve të biznesit. Më pas, punoi në ALBINSPEKT dhe në Qendrën e Transferimit të Teknologjive Lushnjë, si specialist i teknologjisë së prodhimit bujqësor. Ai ka qenë menaxher projekti në “International Management Group” në Bosnje Hercegovinë, me përgjegjësinë e analizës së situatës aktuale të sektorit bujqësor në Shqipëri dhe identifikimin e nevojave për këtë sektor. Z.Kadiasi është kualifikuar në trajnime dhe kurse të ndryshme në fushën bujqësore në Belgjikë, Kinë dhe në Spanjë. Lulëzim Kadiasi është bashkë-autor i botimit “Kooperativat bujqësore, një mundësi për përmirësimin e produktivitetit dhe konkurrueshmërisë në treg”. Z. Kadiasi eshte diplomuar për teknologji ushqimore, pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës.