Ekipi

Klea Dhespo

Specialiste Biznesi, Korçë

Klea Dhespo është diplomuar për Financë si dhe ka kryer një sërë trainimesh lidhur me sistemet operacionale financiare. Gjatë studimeve ajo ka marrë njohuri mbi mbajtjen e llogarive kontabël, hartimin e pasqyrave financiare si edhe njohuri mbi sistemet e taksave dhe tatimeve. Klea Dhespo u përzgjodh fillimisht për të ndjekur Praktikën Profesionale pranë zyrës rajonale të CBS në Korçë në Asistencë për zyrën e Sipërmarrjeve të Vogla e të mesme. Pas një punë shumë të mirë Klea Dhespo mori detyrën e Specialistes së Biznesit në zyrën përfaqësuese të organizatës në këtë qytet. Klea Dhespo vijon studimet master pranë Fakultetit të Ekonomisë në profilin Financë.