Ekipi

Alma Nathanaili

Specialiste e Shërbimeve të Financimit dhe Konsulencës

Alma Nathanaili është një kontabiliste dhe auditore, e çertifikuar dhe me eksperiencë të theksuar në këto fusha.

E nisi karrierën e saj profesionale tek Albanian Mobile Communication (AMC), ku punoi si Specialiste në Sektorin e Projekteve. Në 2008 ajo u bashkua me skuadrën lokale të KPMG Albania, një nga kompanitë më të mëdha ndërkombëtare të auditimit. Më tej ajo punoi pranë Grant Thornton Albania, një firmë tjetër e rëndësishme ndërkombëtare në fushën e auditimit. Znjsh. Nathanaili ka qenë përgjegjëse në një sërë angazhimesh komplekse për auditimin e pasqyrave financiare individuale dhe të konsoliduara, në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Auditimit. Portofoli i klientëve të saj përfshin shoqëri kombëtare dhe ndërkombëtare si banka dhe institucione financiare jobankare, shoqëri sigurimesh, si dhe shoqëri që operojnë në sektorin e energjisë, shëndetësisë, ndërtimit dhe organizata të tjera jo-fitimprurëse ndërkombëtare.

Znjsh. Nathanaili ka përfunduar studimet e larta universitare në degën Financë/Bankë, nga Universiteti i Tiranës dhe gjithashtu studimet për master në Shkenca Ekonomike Evropiane nga po i njëjti Universitet, në bashkëpunim me Universitetin Bamberg në Gjermani. Aktualisht po ndjek studimet për të marrë çerfitikimin nga Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar (ACCA), Trupa Ndërkombëtare e Kontabilistëve Profesionistë.