Ekipi

Ina Kosta

Asistente e Marketing

Ina Kosta është diplomuar në Arkitekturë dhe Desing Urban. Përmes praktikave të saj studimore, ajo ka zgjeruar dhe zbatuar njohuritë mbi arkitekturën, planifikimin urban, design industrial, projektime etj. Ajo ka zhvilluar një sërë trainimesh mbi arkitekturën dhe design-in si dhe është fituese e konkursit “Si ta bëjmë Tiranën një qytet bashkëkohor për turistët”. Ina Kosta ka marrë pjesë në një sërë konkurimesh të artit pamor, me çmime të ndryshme fituese për fotografinë apo design, si dhe është një nga fitueset e fotos më të mirë në “Albanian Skills” 2015. Ina Kosta nisi karrierën e saj në CBS si praktikante në Marketing dhe Design, e pas një pune të suksesshme, u bë pjesë e organizatës si Asistente e Departamentit te Marketingut.