Ekipi

Ruzha Likja

Koordinatore Ekzekutive

Ruzha Likja iu bashkua CBS në vitin 2017 si Koordinatore Ekzekutive, duke punuar ngushtë me Drejtorin Ekzekutiv dhe asistuar ne mbikqyrjen, këshillimin dhe vizionin e ceshtjeve organizative dhe zhvillimin e programeve. Znj. Likja gëzon 7 vjet eksperiencë kombëtare dhe ndërkombëtare në Shqipëri, Evropë dhe Azi. Fushat kryesore të ekspertizës janë zhvillimi i biznesit, raportimi dhe monitorimi i projekteve. Ajo nisi karrierën në Dhomën Amerikane të Tregtisë në Shqipëri dhe më pas në Indonezi, ku eksperienca e saj u zgjerua në shërbime per zhvillimin e bizneseve, duke punuar kryesisht me dhomat tregtare dypalëshe evropiane në Indonezi dhe Evropë. Më tej Znj. Likja vijoi eksperiencen në Itali dhe Gjermani kryesisht me projekte zhvillimore në kuadër të programeve të financimit të Bashkimit Europian. Znj. Likja ka përfunduar studimet Master në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tiranës dhe një kurs ndërkombëtar mbi planifikimin dhe menaxhimin e projekteve në Firence, Itali.