Ekipi

Ilir Pilku

Menaxher i Zhvillimit të SME-ve dhe i Asistencës Teknike

Ilir Pilku është një ekspert në menaxhimin e projekteve në fushën e Bujqësisë me përvojë profesionale 20 vjeçare në këtë drejtim.

Z. Pilku ka punuar si drejtues administrativ dhe financiar në disa projekte të USAID-t, si Land O'Lakes, AAC, EDEM dhe Assist Impact. Z.Pilku ka punuar pranë Ministrisë së Bujqësisë si Drejtor i Departamentit të Financës pranë AZHBR-së. Gjatë punës së tij në Agjensinë e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural/Ministria e Bujqësisë ai ka dhënë një kontribut të çmuar në hartimin e Programit të Zhvillimit Rural për Fondet e BE-së si edhe konsulencë për sistemin e masave për IPARD-in. Gjithashtu, Z.Pilku ka punuar si konsulent pranë ProCredit bank, ku pjesë e kontributit të tij në financimin e sektorit Agro kanë qenë studimet, trajnimet, analizat e sektorëve me përfitueshmëri të lartë, zhvillimi i modelit efektiv të bashkëpunimit i njohur si "Trekëndëshi i Bashkëpunimit", pjesë e zinxhirit të vlerave bujqësore, model i cili lidh fermerët me agropërpunuesit. Z. Pilku ka ekspertizë të fortë në zhvillimin dhe rinovimin e teknologjive bujqësore në përmbushje të standardeve bujqësore europiane. Ai është diplomuar për ekonomi bujqësore dhe ka gradën Master në Financë. Z.Pilku është çertifikuar në "Politikat e Përbashkët Bujqësore të BE-së " dhe ka disa çertifikime në menaxhim projektesh.