Ekipi

Enio Jaço

Drejtor Ekzekutiv

Enio Jaço eshte Themeluesi dhe Drejtori Ekzekutiv i CBS. Ai ka mbi 16 vjet experience profesionale ne pozicione drejtuese nderkombetare dhe lokale ne sektorin Bankar dhe te Zhvillimit nderkombetar. Perpara krijimit te CBS, Enio punoi si ekspert i larte me DAI, Development Alternatives, Inc., nje kompani zhvillimi nderkombetare me qender ne Washington D.C. Gjate periudhes 2011-12 ai punoi ne Afganistan si drejtor i ADF (Agriculture Development Fund), nje fond kredie prej $100 Milion per zhvillimin e ardhshem te Bankes Bujqesore ne Afganistan, program i financuar nga USAID. Me heret Enio ishte drejtues ne Raiffeisen Bank Albania ku menaxhoi segmentin e bizneseve te vogla dhe te mesme (SME), Mikro dhe zhvilloi segmentin Premium banking ne banke. Enio ka jetuar per 12 vjet ne New York ku punoi si Zv. President ne banken JPMorgan Chase dhe American Express. Ai eshte Anetar Bordi i organizates Protik, nje qender informacioni dhe teknologjie e krijuar nga Qeveria Shqiptare, USAID dhe AADF. Enio ka kryer studimet universitare ne Universitetin Politeknik te Tiranes dhe studimet Masters ne Inxhinieri Menaxhimi ne Cornell University ne SHBA.