Ekipi

Eljo Muçaj

Menaxher për Marrëdhëniet me Institucionet Financiare dhe Bizneset e Mëdha

Eljo Muçaj është një profesionist me eksperiencë 12-vjeçare në fushën e bankave dhe konsulencës financiare. Ekspertiza e tij përfshin këshillimin financiar për biznese, zhvillimin dhe menaxhimin e produkteve bankare, teknologjinë financiare, menaxhimin e projekteve, zhvillimin dhe menaxhimin e shitjeve, si dhe menaxhimin e shërbimit dhe marrëdhënies me klientët. Aktualisht Z.Mucaj është Drejtor i Marrëdhënieve me Institucionet Financiare dhe Organizatat e Mëdha ne Creative Business Solution (CBS). Detyra e tij kryeasore është te sigurojë assistance teknike Bankave dhe Institucioneve Financiare nëpermjet zhvillimit të produkteve, proceseve dhe sistmeve. Gjithashtu ai është përgjegjëes për zhvillimin dhe implementimin e zgjidhjeve moderne teknologjike dhe sistemeve inovative në mbështetje të financimit për Agrobizneset. Z.Muçaj ka punuar për më shumë se tetë vjet në Raiffeisen Bank në Shqipëri duke mbajtur shumë pozicione të rëndesishme si Specialist i Lartë i Marrëdhënieve me Bizneset, Menaxher i Cilësisë së Proçeseve për Bizneset e Vogla, Drejtor i Zhvillimit të Produkteve Hipotekore dhe së fundmi si Drejtor i Departamentit të Shërbimit dhe Marrëdhënieve me Klientët. Ai është një menaxher profesionist me një kombinim të aftësisë analitike, menaxheriale dhe aftësisë për të prodhuar rezultate. Z.Muçaj është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë në degën Administrim Biznesi pranë Universitetit të Tiranës dhe mban një diplome MBA Ekzekutiv në Universitetin e Sheffield.