Ekipi

Ilda Kuçova

Menaxhere e Financës dhe Operacioneve

Ilda Kuçova ka një përvojë 14 vjeçare në sistemin bankar. Ajo ka njohuri të thella në produktet, shërbimet dhe proçeset bankare, ekperiencë profesionale të gjatë në operacionet bankare dhe ekperiencë si konsulente për të gjitha shërbimet e kontabilitetit.

Znj. Kuçova e ka nisur përvojën e saj në Bankën e Kursimeve me një rritje të vazhdueshme në pozicionet e mbajtura në këtë bankë, duke filluar që nga shërbim klientele në degë, në Departamentin e Burimeve Njerëzore, në Departamentin e Pagesave, dealer banknotash në Departamentin e Thesarit. Ajo punoi më pas në Raiffeisen Bank në pozicionin e Menaxheres së Operacioneve Cash ku përgjegjësitë kryesore ishin menaxhimi i burimeve cash të bankës si edhe proçedurave dhe proçeseve operacionale. Ajo më pas ka dhënë konsulencë për një sërë subjektesh lidhur me çështjet bankare, fiskale dhe financiare dhe raportimin periodik në sistemin e tatimeve për sipërmarrje të vogla, të mesme e të mëdha. Znj. Kuçova është diplomuar në Universitetin e Tiranës për Administrim Biznesi dhe është çertifikuar nga Ministria e Financave si Kontabilist i Miratuar.