Përfshihu në CBS

Nise karrierën tënde në CBS

Nëse je student apo studente dhe kërkon të fillosh karrieren tënde në fushën e ekonomisë, agrobiznesit, financës, medias apo fushave të ngjashme, CBS Creative Business Solution, ju mirëpret në një program të dedikuar internship-i. Ndërto praktikën tënde profesionale, përmes lirisë së zgjedhjes dhe inisiativës personale, sepse CBS beson në potencialin e studentëve.

 

Kush mund të përfitojë?

CBS u ofron mundësinë e praktikës profesionale të gjithë studentëve që janë në përfundim të studimeve universitare apo në vazhdim të studimeve master, brenda apo jashtë vendit, tek të cilët spikat pasioni, dinamizmi dhe mprehtësia. Ata që do të fitojnë këtë të drejtë, përmes një konkurimi transparent dhe një proçesi profesional përzgjedhjeje, do të gjejnë në CBS të gjithë hapësirën e nevojshme për të nxjerrë ne pah talentin dhe për të zhvilluar aftësitë dhe dijet, përmes përfshirjes serioze në projekte zhvillimi. 

Çfarë do të përfitosh?

Nëse je në kërkim të një përvoje unike, ky është programi i duhur që ju jep mundësinë për të thelluar njohuritë përmes një praktike serioze profesionale. Studentët që do të bëhen pjesë e këtij programi do të përfitojnë një eksperincë të vlefshme përmes të qënurit pjesë e skuadrës, duke dhënë kontribut real në finalizimin e projekteve. Ekspertët e CBS janë profesionistë me përvojë të gjatë në sistemin bankar dhe në agrobiznes. Ata kanë të gjithë angazhimin për të ndarë eksperincën dhe profesionalizmin e tyre me studentët që kanë potencialin e duhur për të qenë ekspertët më të mirë në sistemin bankar, në financë dhe kontabilitet, në industrinë bujqësore, si edhe në komunikim e marketing. 

Çfarë roli do të kesh?

Nëpërmjet këtij programi CBS synon të afrojë studentë për të dhënë kontributin e tyre në aspekte të ndryshme të punës, me ide të reja dhe krijuese në përmbushje të sferave kryesore të projektit, përmes zbatimit të njohurive të përfituara gjatë studimeve universitare ose master. Studentët përgjatë praktikës së tyre do të përfshihen në projekte kërkimore, në hartimin e raporteve analitike, studime kërkimore, aplikimin e sistemeve dhe teknologjive të reja, prezantime dhe menaxhim informacioni on-line. 

Cilat janë periudhat e aplikimit?

Praktikat profesionale në CBS do të zgjasin tre deri në gjashtë muaj në periudha të ndryshme të vitit në varësi të pozicioneve të hapura. CBS ofron një numër të kufizuar të vendeve për praktikantë, që janë objekt i plotësimit të kritereve të kualifikimit për të dhënë kontributin e tyre në fushat e projektit: a) Zhvillim i SME-ve dhe Asistencë Teknike b) Këshillim për bankat dhe institucionet financiare c) Finance dhe Operacione d) Komunikim dhe Marketing. Studentët do të punojnë nën mbikqyrjen, këshillimin dhe drejtimin e menaxherit të fushës përkatëse me mbështetjen e të gjithë ekipit të CBS.