Përfshihu në CBS

Praktikë profesionale në mbështetje të zhvillimit të projekteve - Mbyllur

Zyra e Projekteve në CBS është në kërkim të studentevë në përfundim të studimeve universitare ose në vazhdim të studimeve master për Ekonomi apo Manxhim Projektesh, të interesuar për të zhvilluar praktikën në “Mbështetje të Zhvillimit të Projekteve”. CBS fton të gjithë studentët e motivuar, energjik dhe krijues për të zhvilluar praktikën profesionale në “Mbështetje të Zhvillimit të Projekteve” me talentin për të identifikuar mundësi projektesh nga organizata ndërkombëtare dhe analizojë specifikat dhe plaftomat e tyre. Studentët që do të jenë pjesë e kësaj praktike do të mbështesin skuadrën për të rritur database e projekteve potenciale duke siguruar kërkime të thella për projekte të reja, të japë sugjerime si dhe të asistojë për krijimin e partneriteteve në kuadër të projektit. 

Zyra e Projekteve në CBS siguron një gamë shërbimesh me qëllim mbështetjen e projekteve, përgjegjës që portofoli i tyre të jetë i koordinuar, menaxhuar dhe dorëzuar në mënyrë efektive dhe efikase. Zyra Projekteve është gjithashtu përgjegjëse për mbështetjen dhe koordiminim e planifikimit strategjik të aktiviteteve, mbajtjen e planit të detajuar për aktivitetet dhe detyrat që lidhen me të gjitha projektet në bazë departamenti. Studentët që do të jenë pjesë e kësaj praktike do të mbështesin skuadrën për të rritur database e projekteve potenciale duke siguruar kërkime të thella për projekte të reja, të japë sugjerime si dhe të asistojë për krijimin e partneriteteve në kuadër të projektit. Praktikanti do të mbështesë zhvillimin e projekteve duke punuar nën mbikqyrjen e Kordinatorit të Projekteve.

Nise karrierën tënde në CBS!
Për të gjithë studentët që duan të nisin karrierën dhe një eksperincë unike në projekte zhvillimore, CBS ju mirëpret në programin e praktikës. Ndërto praktikën tënde profesionale, përmes lirisë së zgjedhjes dhe inisiativës personale. CBS beson dhe vlerëson potencialin e studentëve ndaj dhe Praktikanti fitues do të ketë mundësinë të shprehi talentin dhe aftësitë akademike duke fituar eksperiencë profesionale në fushën e projekteve nëpërmjet kontributit real për të rritur rezultatet e procesit.

Përshkrimi i punës

  • Punë kërkimore në mënyre aktive për të identifikuar mundësitë për projekte të reja potenciale,
  • Të ndihmojë me vendosmëri në grumbullimin, përcaktimin dhe analizën e informacionit në lidhje me kërkesat dhe qëllimet e projekteve të reja,
  • Përgjegjës për hartimin e përshkrimit të kërkesave të projekteve për anëtarët e ekipit,
  • Të kuptojë se si janë përcaktuar mjetet e menaxhimit dhe qëllimet dhe të sigurojë që procesi është në përputhje me vizionin dhe objektivat e brendshme të CBS,
  • Të ndihmojë me regjistrimin e CBS në platformën përkatëse të çdo projekti,
  • Të shqyrtojë dhe hartojë dokumentacion të standardizuar për projekte të vogla

Praktikanti duhet të jetë në përfundim të studimeve universitare ose në vazhdim të studimeve master në fushat:

  • Administrim Biznesi me fokus në Manaxhim Projektesh
  • Ekonomi
  • Fusha të ngjashme

Aftësitë e kërkuara

  • Aftësi kërkimore të forta dhe angazhim në sigurimin e detyrave me cilësi të lartë,
  • Aftësi ndërpersonale për të punuar me një gamë detyrash,
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze në të folur dhe shkruar
  • Aftësi profesionale të forta komunikimi dhe punës në ekip,
  • Aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës,
  • Aftësi të mira analitike
  • Të ketë njohuri mbi paketën Office

Periudha e praktikës: 3 Muaj (me mundësi rinovimi) Orari i Punës: E Hënë- E Premte 
Tipi i praktikës:          CBS do të ofrojë një pagesë minimale mujore Kohëzgjatja/Volumi javor: 25-30 orë

Emri dhe mbiemri:
Email:
Numër kontakti:
CV:
Tregoni shkurtimisht pse mendoni se jeni një kandidat potencial për këtë program (max 150 fjalë)