Përfshihu në CBS

Praktikë Profesionale: Financë dhe Operacione Mbështetëse

Creative Business Solution (CBS) është një organizatë konsulence biznesi dhe projekt- zbatuese. Përmes veprimtarisë së saj, CBS zbaton projektet e zhvillimit në Shqipëri me ndikim dhe në vendet e Balkanit Perëndimor. CBS ka ngritur ekspertizën e saj në bujqësi, mbështetje për mundësi financimi, teknologji, energjinë e gjelbër dhe turizëm. Që prej fillimeve të veprimtarisë së saj në vitin 2013, CBS ka zbatuar 15 projekte zhvillimi me një buxhet 4.7 million USD. CBS ka një ekip prej 33 profesionistësh në zyrën qëndrore në Tiranë dhe në katër degët rajonale ne Fier, Korcë, Gjirokastër dhe Peshkopi.

CBS Albania kërkon studentë të sapo diplomuar ose në përfundim të studimeve me rezultate të larta ose studentë në vazhdim të studimeve master (vitin e fundit) për Financë – Kontabilitet apo Administrim Biznesi për praktikën e punës në Financë dhe Operacione Mbështetëse. CBS kërkon studentë të talentuar, të motivuar, energjik dhe krijues për të ofruar suport dhe aftësi analitike. Studenti i cili do të jetë pjesë e praktikës profesionale do të ndihmojë specialistin e kontabilitetit në kryerjen e rregjistrimeve kontabël të faturave në sistemin financiar dhe në procesimin e operacioneve ditore.

Nise karrierën tënde me CBS!

Për të gjithë studentët që duan të nisin karrierën dhe një eksperiencë unike, CBS ju mirëpret në programin e praktikës së punës. Ndërto eksperiencën tënde profesionale, përmes lirisë së zgjedhjes dhe inisiativës personale. CBS beson dhe vlerëson potencialin dhe talentin e studentëve. Gjatë praktikës, studenti fitues do të ketë mundësinë të shprehi talentin dhe aftësitë akademike duke fituar eksperiencë profesionale dhe duke dhënë kontribut real për të arritur rezultatet e procesit.

Kush mund të aplikojë?

CBS ofron mundësi praktike profesionale për studentët me rezultate të larta të cilët
sapo janë diplomuar/janë në vitin e fundit të studimeve master apo kanë studiuar jashtë vendit, në fushat e mëposhtme:

  • Financë Kontabilitet
  • Financë Bankë
  • Administrim Biznesi

Përshkrimi i Punës 

  • Të ndihmojë dhe kryejë rregjistrime kontabël të faturave në sistemin financiar;
  • Të mbështesë procesin e kontabilitetit duke kryer rikoncilime, kontrollin e llogarive duke ndjekur dhe zbatuar procedurat e brendshme;
  • Të suportojë specialistin e kontabilitetit në përpilimin dhe mirëmbajtjen e dokumentave kontabël sipas ligjit dhe rregullave në fuqi;
  • Të bëjë punë kërkimore për të siguruar informacione të nevojshme lidhur me cështje të ndryshme që i adresohen departamentit;
  • Të zbatojë përmbushjen e detyrave ditore të caktuara sipas nevojës së departamentit;

Aftësitë e kërkuara

  • Aftësi shume te mira analitike dhe organizative;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi, verbale dhe të shkruara;
  • Të njohë shumë mirë gjuhën angleze;
  • I aftë per të punuar në mënyrë të pavarur si dhe në grup me një ekip të larmishëm;
  • Njohuri shumë të mira mbi paketën Microsoft Office (Excel, Word, PowerPoint

Avantazhet

  • Pjesëmarrje në një organizatë dinamike dhe leader;
  • Ambjent pune ndërkulturor dhe ekip i pasionuar;
  • Llojshmëri detyrash në varesi të aftësive të prezantuara dhe ambicjes;
  • Mundësi për tu rritur profesionalisht dhe personalisht;
  • Udhëheqje gjatë performancës së punës; 

Periudha e Praktikës: 3 muaj (me mundësi rinovimi) Orari i Punës: E hënë - E premte
Tipi i Praktikës:          CBS do të ofrojë një pagesë minimale  Volumi Javor: 25-30 orë

 

Emri dhe mbiemri:
Email:
Numër kontakti:
CV:
Tregoni shkurtimisht pse mendoni se jeni një kandidat potencial për këtë program (max 150 fjalë)