Etika dhe Profesionalizmi

Etika dhe Profesionalizmi

Përgjegjshmëria, performanca e lartë dhe puna në grup janë parimet themelore nga ku burojnë standardet e larta profesionale të CBS. Frymë bashkëpunuese për gjithçka; Ndershmëri dhe transparencë; Integritet në çdo situatë; Risi në çdo mendim; Përkushtim dhe përgjegjshmëri në çdo veprim. Bazuar në këto vlera, puna e ekipit të CBS është një model i suksesshëm profesional. Çdo punonjës i stafit duhet të respektojë Kodin e Etikës Profesionale të CBS, duke zbatuar parimet në vijim.

Konfidencialiteti. Informacioni mbi klientin dhe materialet e CBS trajtohen si konfidenciale. Punonjësit nuk mund të shpërndajnë korrespondencën e brendshme të CBS me palë të treta.

Mosdiskriminimi. Punonjësit e CBS, gjatë ushtrimit të funksionit, me veprimet ose mosveprimet e tij, nuk duhet të favorizojnë apo të diskriminojnë një subjekt të caktuar për shkak të gjinisë, racës, ngjyrës, etnisë, gjuhës, identitetit gjinor, orientimit seksual, bindjes politike, fetare ose filozofike, gjendjes ekonomike, arsimore ose shoqërore, shtatzanisë, prindërimit, moshës, gjendjes familjare ose martesore, gjendjes civile, vendbanimit, gjendjes shëndetësore, aftësisë së kufizuar, përkatësisë në një grup të veçantë, ose për çdo shkak tjetër të ngjashëm.

Konflikti i interesit. Punonjësi i CBS duhet të parandalojë, si dhe të marrë të gjitha masat për ndërprerjen e gjendjes së konfliktit ndërmjet detyrës në CBS dhe interesave të tij private. Punonjësit të CBS në ushtrimin e veprimtarisë së tij, i ndalohet:

  • Të pranojnë para, dhurata apo favore personale nga klientët ose donatorët e CBS 
  • Të kërkojë, të përvetësojë, të pranojë, në mënyrë te drejtpërdrejtë ose jo, dhurata, sende me vlerë apo shërbime, në kompensim të premtimeve për punësim apo të vendim-marrjes favorizuese
  • Të kërkojë apo pranojë shpërblim apo premtim shpërblimi lidhur me vendime të marra gjatë ushtrimit të funksionit në CBS
  • Të keqpërdorë autorizimet/delegimet të cilat rrjedhin nga ushtrimi i funksionit të tij
  • Të ndikojë në vendimin e ndonjë zyrtari apo organi për arsye të përfitimit material personal, të familjarëve të tij apo të personave të lidhur me ta 
  • Të marrë vendime/të ndërmarrë veprime të cilat në ndonjë mënyrë do t’i vijnë përshtat interesit personal të tij, interesit të familjarëve të tij apo personave të lidhur me ta

Politika Mjedisore e CBS

Sistemi menaxhues i mjedisit i CBS-së aplikohet në të gjithë operacionet dhe shërbimet e ofruara të organizatës, si në selinë kryesore ashtu edhe në degët e tjera. I gjithë personeli në zyrat e CBS në Shqipëri duhet t’i përmbahet frymës së kësaj politike mjedisore në secilën prej zyrave ku punojnë.

Ne mbetemi të përkushtuar të ofrojmë një shërbim cilësor në një mënyrë të tillë që garanton një vend të sigurt dhe të shëndetshëm pune për çdo punonjës, duke minimizuar ndikimin tonë të mundshëm në mjedis.
Në do të ushtrojmë aktivitetin tonë në përputhje me të gjithë legjislacionin për mjedisin dhe do të synojmë të përdorim të gjitha praktikat më të mira mjedisore dhe ato për parandalimin e ndotjes në gjithçka që bëjmë.

Parimet mjedisore:

 

1) Mbrojtja e Mjedisit
Ne synojmë të zvogëlojmë dhe të përparojmë vazhdimisht drejt eliminimit të çlirimit të substancave që shkaktojnë dëme mjedisore në ajër, ujë apo tokë.

2) Përdorimi i Qëndrueshëm i Burimeve Natyrore
Kurdoherë që të jetë e mundur, ne do të përdorim burime të rinovueshme dhe natyrale dhe do të parandalojmë përdorimin e materialeve të dëmshme për mjedisin.
Qëllimi ynë është që të pakësojmë mbetjet nëpërmjet metodave të sigurta dhe të përgjegjshme, përfshirë këtu edhe zvogëlimin dhe riciklimin sa herë që të jetë e mundur.

3) Energjia e Gjelbër – Kursimi, efiçenca e energjisë dhe energjia e pastër
Ne do të kursejmë energjinë elektrike dhe do të përmirësojnë efiçencën e energjisë gjatë aktiviteteve tona të brendshme.
Ne do të bëjmë çdo përpjekje për të përdorur burime të sigurta për mjedisin dhe të energjisë së qëndrueshme dhe do të promovojmë praktika të tilla me partnerët tanë.

4) Informimi i Publikut
Ne do të përpiqemi të informojmë publikun mbi përfitimet që vijnë nga praktikat miqësore me mjedisin dhe ta edukojmë atë në lidhje me dëmet e praktikave të dëmshme për mjedisin. Angazhimet tona mjedisore do të njoftohen publikisht dhe do të jenë të ndërlidhura me politikat tona të PSK.

5) Promovimi i Praktikave të Gjelbra
Nëpërmjet shërbimeve të CBS ndaj klientëve, ne do të promovojmë investimet dhe praktikat miqësore ndaj mjedisit dhe ato të energjisë së gjelbër.

6) Angazhim për Menaxhim
Ne do të zbatojmë paprimet mjedisore dhe do të garantojmë që Drejtuesi Ekzekutiv është gjithnjë i informuar dhe i përgjegjshëm për politikën tonë mjedisore. Përgjatë përzgjedhjes së Anëtarëve të Bordit, ne do të marrin në konsideratë edhe qasjen e tyre ndaj mjedisit.


7) Vlerësimi dhe Vazhdimësia drejt Përmirësimit
Ne do të ndërmarrim një sistem vjetor vlerësimi dhe do të raportojmë progresin tonë nëpërmjet një kontrolli të brëndshëm. Ne do të rishikojmë dhe vlerësojmë rregullisht progresin tonë mjedisor dhe do të rivendosim objektiva për përmirësim të mëtejshëm. Progresi ynë mjedisor do të prezantohet në Raportin tonë Vjetor.
 

 

Për çdo ankesë që lidhet me etikën e stafit të CBS, lutemi të na shkruani në info@cbs.al