Përfshihu në CBS

Praktikë profesionale në: SEO

Departamenti i Komunikimit dhe Marketingut në CBS është në kërkim të studentëve në përfundim të studimeve universitare apo në vazhdim të studimeve master të Inxhinierisë Informatike, të interesuar për Praktikë Profesionale në SEO në mbështetje të portalit agroweb.org. Agroweb.org është një platformë dinamike informative mbi tendencat e bujqësisë dhe çështjeve të mjedisit në Shqipëri, zhvilluar si pjesë e projektit AgroKapital, financuar nga USAID.

CBS fton të gjithë studentët e motivuar, energjik dhe krijues për të zhvilluar praktikën profesionale në SEO me talentin për të hartuar raporte dhe të krijojë strategji të avancuara SEO. Studentët që do të jenë pjesë e kësaj praktike do të mbështesin skuadrën për rritjen e efektivitetit të prezencës dixhtale të agroweb nëpërmjet mënyrës SEO. Praktikanti do të jetë përgjegjës për përmirësimin dhe rritjen në kërkimin organik të agroweb, të krijojë dhe zhvillojë fushata SEO si dhe të identifikojë fusha që duhen përmirësuar. Praktikanti do të jetë pjesë mbështetëse në zhvillimin e marketingut dhe komunikimit duke punuar nën mbikqyrjen e Kordinatorit të Komunikimit dhe Marketingut.

Nise karrierën tënde në CBS!
Për të gjithë studentët që duan të nisin karrierën dhe një eksperincë unike në SEO, Creative Business Solution ju mirëpret në programin e praktikës. Ndërto praktikën tënde profesionale, përmes lirisë së zgjedhjes dhe inisiativës personale. CBS beson dhe vlerëson potencialin e studentëve ndaj dhe Praktikanti fitues do të ketë mundësinë të shprehi talentin dhe aftësitë akademike duke fituar eksperiencë profesionale në fushën e Informacionit dhe Informatikës nëpërmjet kontributit real duke rritur renditjen e agroweb në të gjitha rrjetet e kërkimit.

Praktikanti duhet të jetë në përfundim të studimeve universitare ose në vazhdim të studimeve master në fushat:

  • Teknologji Informacioni
  • Inxhinieri Informatike
  • Fusha të ngjashme

Përshkrimi i Punës

  • Rritja e efektivitetit së prezencës dixhitale përmes SEO (Search Engine Optimization),
  • Krijimi i strategjive SEO dhe i raporteve të performancës,
  • Vendosja e fjaleve kyce të duhura për të rritur trafikun e motorrit të kërkimit,
  • Ndërtimi i strategjisë së kontentit, ndërtimit të link-s dhe strategjive të fjalëve kyce,
  • Krijmi dhe nisja e fushatave SEO dhe identifikimi i fushave që duhen përmirësuar,
  • Monitorimi i renditjes, metodat e auditimit, optimizimi i medias sociale dhe faktorëve të tjerë për të përmirësuar renditjen si rezultat i SEO,
  • Krijimi i raporteve që tregojnë të dhënat e web analytics dhe vlerësimin e faqes

Aftësitë e Kërkuara

  • Njohuri mbi metodat analitike të faqeve web, dhe platformat e portaleve,
  • Të jetë familiar me mjetet me efikase të aplikueshme momentalisht,
  • Të ketë njohuri të thella mbi faktorët e rank-imit dhe të kërkimit si dhe përditësimet,
  • Njohuri mbi marketingun on-line, median sociale dhe koncepteve të marketingut,
  • Eksperiencë dhe njohuri mbi HTML, CSS, JavaScript, Microsoft office, dhe Internet Explorer

Periudha e praktikës: 3 muaj (me mundësi rinovimi) Orari i Punës: E Hënë- E Premte 
Tipi i praktikës:          CBS do te ofroje nje pagese minimale mujore Volumi javor: 20-25 orë

Duke falenderuar të gjithë aplikantët për interesin e treguar, njoftojmë se aplikimet për Praktikë Profesionale në: SEO, tashmë janë mbyllur.

Për të gjithë ata që nuk arritën dot afatet e aplikimit, ju vemë në dijeni se Programi i Praktikës Profesionale do të rihapet në një periudhë të dytë, ndaj ju ftojmë të vizitoni përsëri faqen tonë të internetit.

Emri dhe mbiemri:
Email:
Numër kontakti:
CV:
Tregoni shkurtimisht pse mendoni se jeni një kandidat potencial për këtë program (max 150 fjalë)