Përfshihu në CBS

Praktikë profesionale në Departamentin e Agrobiznesit

CBS kërkon student të sapo diplomuar me rezultate të larta ose studentë në vazhdim të studimeve master (vitin e fundit) për Agrobiznes, Financë, Ekonomiks apo Menaxhim Biznesi për praktikën e punës në Njësinë e Shërbimeve të Agrobiznesit. CBS kërkon studentë të talentuar, të motivuar, energjik dhe krijues për të ofruar suport dhe që janë të aftë të angazhohen në detyra të ndryshme. Studenti i cili do të jetë pjesë e praktikës profesionale duhet të ndihmojë Përgjegjësin e Departamentit dhe Këshilltarët e Biznesit për Tiranën dhe Veriun sipas nevojave në punët e përditshme dhe punë afatgjata. Praktikanti do të ofrojë ndihmë të kualifikuar dhe të specializuar në fusha të ndryshme profesionale sipas kërkësave gjatë detyrave të punës.

Nise karrierën tënde në CBS!

Për të gjithë studentët që duan të nisin karrierën dhe një eksperiencë unike, CBS ju mirëpret në programin e praktikës së punës. Ndërto eksperiencën tënde profesionale, përmes lirisë së zgjedhjes dhe inisiativës personale. CBS beson dhe vlerëson potencialin dhe talentin e studentëve. Gjatë praktikës, studenti fitues do të ketë mundësinë të shprehi talentin dhe aftësitë duke fituar eksperiencë profesionale dhe duke dhënë kontribut real për të arritur rezultatet e procesit.

Kush mund të përfitojë?
CBS ofron mundësi praktike profesionale për studentët me rezultate të larta të cilët sapo janë diplomuar/janë në vitin e fundit të studimeve master, në fushat e mëposhtme:

  • Agrobiznes
  • Ekonomiks
  • Finance
  • Administrim Biznesi
  • Fusha të ngjashme

Përshkrimi i punës

  • Mbështet dhe punon ngushtë me ekipin e Shërbimeve të Agrobiznesit duke lehtësuar operacionet e përditshme;
  • Kontribuon në përgatitjen e planeve të biznesit;
  • Grumbullon dhe analizon të dhëna sipas nevojës;
  • Kryen hulumtime për planet e biznesit, studimet e fizibilitetit dhe raporte të ndryshme tekniko-analitike;
  • Përgatit materiale, prezantime në Power Point dhe dokumenta të tjera për takime dhe workshope të ndryshme;
  • Ofron suport administrative për Njësinë e Shërbimeve të Agrobiznesit;
  • Kryen detyra të tjera sipas nevojës.

Aftësitë e kërkuara

  • Aftësi të mira komunikimi me shkrim & verbal dhe aftësi ndërpersonale;
  • Njohuri për programet e granteve të AZHBR dhe IPARD përbëjnë avantazh;
  • Standardi i shkëlqyer i anglishtes së shkruar dhe të folur;
  • Aftësi organizative dhe aftësi për të mbuluar detyra të ndryshme;
  • Të ketë aftësi të prioritizojë detyrat dhe të përmbushë afatet e caktuara;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur, si dhe në ekipe të larmishëm;
  • Të ketë njohuri mbi paketën Office (Word, Excel, Power Point);

Avantazhet

  • Pjesëmarrje në një organizatë dinamike dhe lider;
  • Ambjent pune ndërkulturor dhe ekip i pasionuar;
  • Shumëllojshmëri detyrash në varesi të aftësive të shfaqura dhe ambicjes;
  • Mundësi për tu rritur profesionalisht dhe personalisht;
  • Udhëheqje gjatë performancës së punës.

Periudha e praktikës: 3 muaj (me mundësi rinovimi) Orari i Punës: E Hënë- E Premte 
Tipi i praktikës:          CBS do të ofrojë një pagesë minimale mujore Volumi javor: 20-25 orë

Si të Aplikoni? 

Ju lutem plotësoni formularin online deri më 10 Maj 2019. Përdorni titullin “Praktikë Profesionale në Departamentin e Agrobiznesit” në subjektin e e-mail nëse keni pyetje mbi pozicionin tek: info@cbs.al

Emri dhe mbiemri:
Email:
Numër kontakti:
CV:
Tregoni shkurtimisht pse mendoni se jeni një kandidat potencial për këtë program (max 150 fjalë)