Shërbimet

Shërbime Kontabiliteti dhe Fiskale

Sipërmarrjet gjithnjë e më shumë po ndjejnë domosdoshmërinë e zbatimit të saktë të Legjislacionit mbi Taksat e Tatimet, teksa u kërkohet nga autoritetet lokale dhe kombëtare pasqyrim sa më i plotë i të dhënave financiare. Bizneset duhet të plotësojnë me korrektësi profesionale detyrimet ligjore lidhur me pasqyrat financiare, taksat dhe raportimet.

Vlera jonë është cilësia e lartë e shërbimeve ofruar me kosto të përshtatshme për të gjithë ju. Ekspertiza e CBS ju vjen në ndihmë për të pasur një kontroll të plotë mbi taksat dhe operacionet financiare, ndërkohë që fokusoheni në rritjen e biznesit tuaj. Shërbimet tona të dedikuara do t’i përgjigjen nevojave tuaja specifike, përmes zgjidhjeve efikase dhe profesionale.

Ekspertët e CBS do t’ju ofrojnë këshillim të vazhdueshëm mbi ligjet e reja, në mënyrë që të shmangni penalitetet dhe problemet ligjore. Qëllimi ynë është që të krijojmë vlera për klientët tanë, duke ofruar jo vetëm zgjidhje efektive, por edhe korrektësi dhe saktësi maksimale. Ekipi i ekspertëve tanë përbëhet nga profesionistët më të mirë të fushës, çertifikuar me standardet Kombëtare dhe Ndërkombëtare të kontabilitetit dhe financës.

Shërbimet tona përfshijnë:

  • Mbajtja e llogarive kontabël
  • Kalkulimi i Borderosë dhe Proçesimi i Pagave
  • Kalkulimi i TVSHsë, raportimi në E-Filing i TVSH-se, Tatimi ne burim, Tatim Fitimi.
  • Planifikim & këshillim për taksat
  • Përgatitja e Pasqyrave Financiare
  • Regjistrimi dhe largimi ne sistem i punonjësve
  • Dokumentacion punonjësi për Zyrën e Punës
  • Konsulencë për kodin e punës
  • Leja e punës për të huajt
  • Raporte & konsulencë manaxheriale
  • Konsulencë Fiskale & Financiare