Projektet

Projektet

"Standartet Bujqësore dhe Çertifikimet, Ndërtimi i Kapaciteteve Mbi Përthithjen e Financimit dhe Strategjitë e Marketingut në Mbështetjen e Zhvillimit Ekonomik dhe Tregtisë"

Projekt dy-vjeçar zhvillimor i financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programit Ndërkufitar ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë-Shqipëri në kuadër të Instrumentit IPA II 2014 - 2015. 

Partnerët Zbatues

Partneriteti strategjik udhëhiqet nga Creative Business Solutions dhe partnerët zbatues Komuna Debar dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

  

Nga e majta në të djathtë, qyteti i Peshkopisë, Shqipëri dhe Komuna Debar, Maqedoni  

Shtrirja gjeografike e Projektit: Dibër - Shqipëri dhe Debar - Maqedoni

Misioni i projektit: Forcimi i kapaciteteve prodhuese të NVM-ve bujqësore dhe qasja në tregjet evropiane nëpërmjet certifikimit të standardeve të sigurisë ushqimore, ngritjes së kapaciteteve për thithjen e fondeve te BE-së, si dhe zhvillimin e strategjive të marketingut. Projekti po zbaton një zgjidhje gjithëpërfshirëse duke kombinuar ekspertizën teknike dhe praktike për një impakt të gjatë dhe të qëndrueshëm të projektit.

Objektivat specifike: Çertifikimi i prodhuesve dhe përpunuesve të Mishit dhe Qumështit, Frutave & Arrorëve dhe Bimët Medicinale dhe Aromatike me çertifikime ndërkombëtare të Standarteve te Sigurisë Ushqimore, nxitja e tregtisë në tregjet e BE-së dhe rritja e produktivitetit nëpërmjet rritjes së kapaciteteve dhe menaxhimit të prodhimit të brendshëm. 

Eventi hapës i projektit të financuar nga Bashkimi Europian i cili promovon rritjen ekonomike në zonën e Peshkopisë dhe të Dibrës së Madhe.

Komponenti 1

Çertifikimi i agrobizneseve dhe sigurimi i trajnimeve të personalizuara me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e çertifikimit

Trajnime të dedikuara do t'u ofrohen agrobizneseve për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e standardeve kryesore dhe çertifikimeve si dhe asistencë të mëtejshme për zbatimin e 4 standardeve kryesore të njohura ndërkombëtarisht, duke përfshirë GlobalG.A.P, HACCP, ISO22000 dhe Organic. Rritja e ndërgjegjësimit të agrobizneseve mbi standardet përkatëse të aplikuara për aktivitete të ndryshme bujqësore do të ndikojë ndjeshëm në përmirësimin e cilësisë së produkteve bujqësore, duke gjeneruar kështu të ardhura nga shitjet. Përmbushja e standardeve dhe kërkesave minimale kombëtare dhe evropiane do të lehtësojë penetrimin e produkteve rajonale në tregjet ndërkombëtare.

• Trajnime të përshtatura për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e standarteve dhe çertifikimeve kryesore mbi sigurinë ushqimore;
• Asistimi i agrobizneseve për të qenë në pajtim me standardet dhe çertifikimet kryesore të bujqësisë;
• Implementimi i Çertifikimeve të Standardeve të Sigurisë Ushqimore;
• Çertifikimi i agrobizneseve nëpërmjet 4 certifikatave të sigurisë ushqimore të pranuara ndërkombëtarisht.

Vështrim më i afërt: Lexo me shume mbi Eventin Hapës të kësaj Iniciative Europiane. Historite e suksesit të agrobizneseve të çertifikuara

Trajnimi i specializuar me lektorë ndërkombëtarë i cili kishte si qëllim rritjen e nivelit të ndërgjegjësimit të agrobizneseve të Rajonit të Dibrës.

Komponenti 2

Përgatitja e paketave të aplikimit për grante të kombinuara me trajnimet për zhvillimin e kapaciteteve, ofruar agrobiznesit për të rritur kapacitetin e përthithjes së fondeve

Aktivitetet e projektit do të lehtësojnë përthithjen e granteve si dhe njohuritë dhe ndërgjegjësimin e agrobizneseve në lidhje me kërkesat dhe kriteret e pranueshme të programeve financuese të donatorëve dhe fondeve përkatëse të qeverisë. Ndërhyrja konsiston në dy faza: a) trajnime intensive të agrobiznesit për aktivitetet bujqësore dhe kërkesat për plotësimin e planeve të biznesit dhe b) përgatitjen e aplikimeve të suksesshme përmes përgatitjes së planeve të avancuara të biznesit. Kapitali i rëndësishëm financiar do të injektohet në agrobiznes nëpërmjet fondeve IPARD dhe skemës kombëtare.

• Trajnime të përshtatura për agrobizneset për mundësitë alternative te financimeve, duke përfshirë skemat e financimit kombëtar dhe ato të BE-së;
• Lehtësimi i procesit te dorëzimit të paketave të plota të aplikimit për grante për Agrobizneset në mënyrë që të përthithin kapitalin dhe investimet e reja.

Vështrim më i afërt: Sesion Trajnimi për Thirrjen e Parë të njoftuar për fondet. Trajnimi mbi Financimet Alternative, Skemat e Programit IPARD për Gratë Sipërmarrëse të Dibrës.

  

Ne te majte, Moduli i parë i trainimeve me titull “ Financimet Alternative per Agrobiznesin “, i cili prezantoi mundësinë e investimeve nëpërmjet skemave kombëtare mbështetëse për vitin 2018 të shpallura nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Ne te djathte Trajnimi me temë “Financimet Alternative- Skemat e Programit IPARD”, në fokus të të cilit ishin Gratë Sipërmarrëse të Agrobizneseve në Rajonin e Dibrës në të dyja anët e kufirit.

Komponenti 3

Shërbime të Integruara Konsulence për Strategjitë e Marketingut duke përfshirë brandimin, etiketimin dhe promovimin e produkteve dixhitale

Projekti do të pajisë agrobizneset përfituese me një strategji marketingu të personalizuar. Ndërhyrjet konsistojnë në zhvillimin e planeve marketing, promovimin përmes uebfaqeve të përmirësuara dhe kanaleve të mediave sociale që do të ndërtojnë markat e produkteve dhe identitetet unike, duke bere te mundur dallimin e një produkti nga një tjetër.

Asistenca teknike do të kontribuojë në një strategji afatgjatë të eksportit për stimulimin e rritjes së eksporteve të produkteve në tregun ndërkombëtar, rritjen e shitjeve dhe hapjen e tregjeve të BE-së për prodhuesit shqiptarë të ushqimit.

• Pajisja me një strategji marketing unike për çdo produkt;
• Etiketimi dhe promovimi i produkteve;
• Ndërtimi i Identitetit të Markave Unike të Agrobizneseve;
• B2B / Panairi i Tregtisë për të lidhur Agrobizneset me tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare.

  

Seminar mbi përmirësimin e kapaciteteve lokale dhe përvetësimin e skemave “ IPARD “ nga agrobizneset e zonës së Dibrës

Impakti i Projektit

90 agrobiznese ofruar trajnime të përshtatura për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e standarteve kryesore të sigurisë ushqimore dhe certifikimeve;
20 agrobiznese te certifikuara përmes katër çertifikimeve - GlobalG.A.P, HACCP, ISO22000, Organic. Deri në 15% të numrit të agrobizneseve te certifikuara do te menaxhohen nga gratë;
180 Agrobiznese të trajnuar për të rritur ndërgjegjësimin për mundësitë e investimeve në Grante dhe Alternativa Financuese dhe për të rritur aftësitë përthithëse të kapitalit
15 Agrobiznese mbështetur me hartim Plane Biznesi dhe dorëzimin e paketave të plota te aplikimit
20 Agrobiznese të mbështetura me Shërbimet e Konsulencës së Integruar për Strategjitë e Marketingut duke përfshirë markimin, etiketimin dhe marketingun dixhital
20 artikuj profesionalë të dedikuar në www.agroweb.org për të rritur vizibilitetin mbi agrobizneset e çertifikuara
1 B2B / Panairi i Bujqësisë

Cikli i Trajnimeve për Thirrjen e Parë në Skemat e Fondeve IPARD në Peshkopi dhe Dibër të Madhe, në Nëntor 2018

Kontakt

Znj. Fotjona Tace, Koordinatore e Projektit, fotjona.tace@cbs.al
Rr. Mustafa Matohiti Nr. IV, Kati i Tretë, Tiranë, Shqipëri
Llogaria e Facebook e Projektit
Llogaria e Twitter e Projektit
Kanali i Projektit në YouTube