Shërbimet

Shërbime Marketingu Dixhital për SME-të

Një nga sfidat më të mëdha për rritjen e SME-ve është përdorimi i duhur i marketingut si instrument parësor në vendosjen e produkteve në treg. Kompanitë e vogla nuk përdorin aspak marketing, ndësa bizneset e mëdha investojnë në fushata të kushtueshme por shpesh jo efikase promovimi. CBS ofron një strategji të gjithanshme për SME-të. Shërbimi thelbësor është Plani Strategjik i Marketingut, i cili është hartuar sipas një biznesi specifik. Ky plan bazohet në një analizë gjithëpërfshirëse të produkteve të biznesit, mundësive të marketingut dhe promovimit të markës.
Plani ofron zgjidhje për përmirësim të produkteve, përfshirë plotësimin e standardeve teknike dhe ndërkombëtare, targetim dhe identifikim të kërkesave të klientëve dhe planifikim të shpërndarjes efikase së produkteve. Ky plan ofron gjithashtu shërbime për rritje të imazhit të markës së produkteve për t’i bërë ato më tërheqëse dhe cilësore, përfshirë zhvillim të identitetit të markës, krijim të lidhjeve të reja në treg, fushata promovuese si edhe marketing online dhe në rrjetet sociale.
Shërbime:

  • Strategji dhe planifikim marketingu
  • Analizë teknike dhe promovim produktesh
  • Krijim dhe promovim i identitetit të kompanisë
  • Krijim i lidhjeve të reja në treg dhe analizë tregu
  • Publikim i reklamave dixhitale online
  • Shkrim i artikujve promovues në Shqip dhe Anglisht
  • Publikime të dedikuara në Facebook, Instagram, Twitter