Partnerët

Partnerët

Në CBS klienti është më i rëndësishmi. Klientët janë partnerët tanë ndaj marrëdhënia e ngushtë me ta është parësore për efikasitetin e shërbimeve tona ndaj tyre. Çdo partner është për ne një vlerë unike e shtuar. Zgjidhja e sfidave të biznesit të tyre është puna jonë e përditshme. CBS bashkëpunon njëkohësisht si me bankat e institucionet finaciare ashtu edhe me bizneset dhe agrobizneset. Ky bashkëpunim mundëson jo vetëm shkëmbim të përvojave, por edhe të ideve, sfidave, informacioneve dhe veçanërisht lehtëson zgjidhjet për biznesin. Për të maksimalizuar potencialin e bankave dhe të biznesit e agrobiznesit, CBS ka ndërtuar një rrjet të gjerë partnerësh me të cilët ka kontakt të vazhdueshëm e të pandërprerë, duke siguruar kështu një lidhje të fortë mes ofertës dhe kërkesës.

CBS bashkëpunon me Agjensinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar USAID, në zbatimin e programit 3 vjeçar prej 1.5 milion dollarë, AgroKapital. Agjensi dhe organizata të tjera me të cilat CBS bashkëpunon janë Shoqata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar GIZ dhe Risi Albania.

Ndër institucionet financiare me të cilat CBS bashkëpunon në mënyrë të drejtpërdrejtë janë ProCredit Bank, Banka Kombetare Tregtare, Intesa SanPaolo Bank, Raiffeisen Bank, Credins Bank, NOA dhe Unioni Kursim Kredi.

CBS ofron asistencë teknike të vazhdueshme për një numër Ndërmarrjesh të Vogla e të Mesme (SME) në rritje, kryesisht të sektorit bujqësor. Klientëve u ofrohen shërbime për rritjen dhe forcimin e bizneseve të tyre në mënyrë që të mund të përthithin më shumë financim dhe fonde, duke u siguruar shërbime të plota për të qenë më të fortë në konkurencën e tregut përmes vlerave ekonomike të qëndrueshme.