Projektet

Projektet

CBS është organizatë e mirënjohur për zbatimin e projekteve zhvillimore në Shqipëri me shtrirje edhe në Ballkanin Perëndimor. CBS ofron konsulencë dhe zgjidhje për sipërmarrësit lokalë, organizatat, donatorët dhe institucionet financiare që ofrojnë shërbime të vlefshme dhe efektive duke gjeneruar rritje ekonomike në zhvillimin e sektorëve të ekonomisë.

Gjatë këtyre 6 viteve, CBS ka zbatuar me sukses 21 projekte të mëdha me një buxhet të kombinuar prej 7.8 milion dollarë me donatorë të shumtë ndërkombëtarë në Bujqësi, Financë, Zhvillim të SME-ve dhe Turizëm. Përmes zbatimit të projekteve, CBS ka lehtësuar gjithsej 28 milionë dollarë (USD) financim për 450 SME shqiptare, duke gjeneruar një total prej 56.5 milion dollarë investime, 43.3 milion dollarë të ardhura dhe 2,472 vende të reja pune.

Partnerët

Në CBS klienti është më i rëndësishmi. Klientët janë partnerët tanë, ndaj marrëdhënia e ngushtë me ta është parësore për efikasitetin e shërbimeve tona ndaj tyre. Çdo partner është për ne një vlerë unike e shtuar. Zgjidhja e sfidave të biznesit të tyre është puna jonë e përditshme. CBS bashkëpunon njëkohësisht, si me bankat e institucionet financiare, ashtu edhe me bizneset dhe agrobizneset.

CBS bashkëpunon me Agjensinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar USAID, si dhe donatorë të tjerë ndërkombëtare si Delegacioni Europian, BERZH, GIZ, Helvetas Swiss Intercooperation, Sweden, Danida, Italian Cooperation. Ndër institucionet qeveritare CBS bashkëpunon ngushtë me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministrinë e Ekonomisë, Ministrinë e Kulturës, Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, Bashkitë, Fondin Shqiptar të Zhvillimit, NASRI, Agjencinë Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve.