Ky ekip do të bashkëpunojë ngushtë me agrobizneset për të përmirësuar kapacitetet e tyre teknike dhe sipërmarrëse, duke rritur financimet dhe zbatuar investimet. Këshilltarët e projektit do të bashkëpunojnë ngushtë me klientët për t’i përafruar ata me një sërë instrumentash fleksibël dhe jo të kushtueshëm për Financime Alternative. Grantet e investimeve, përfshirë AZHBR, IPARD, SARED dhe të tjerë të financuar nga Bashkimi Evropian janë bërë tërheqës për agrobizneset por mbeten të vështira për tu fituar për shkak të kërkesave komplekse.
Duke marrë frymëzim nga përvoja e suksesshme e LORES (link), AGIS (link) dhe Agroweb (link), CBS nëpërmjet SmartCapital, do të vazhdojë të zhvillojë produkte inovatore që ndërthurin teknologjinë me tregtinë dhe financimet. LORES, si pjesë e këtij programi, do të zgjerohet nëpërmjet produkteve të financimit jo-Agro ndërkohë që AGIS do të përjetojë një zhvillim të mëtejshëm duke përfshirë tendencat ekonomike dhe rajonale për informacionin e të dhënave. Fundi i vitit 2018 do të shënjojë edhe krjimin e një platforme të re shkëmbimesh që lidh furnizuesit vendas të prodhimeve me shumicë me tregjet ndërkombëtare.
Zgjidhje të tilla perfshijnë: investimet për agrobizneset mbi energjinë e rinovueshme nga dielli dhe era si dhe përmirësimin e infrastrukturës së banesave. Të gjitha zgjidhjet e ofruara janë të përshtatura me nevojat dhe burimet e komuniteteve vendore dhe janë të projektuara për të gjeneruar përfitime të qarta ekonomike te konsumatorit. Në Qershor të vitit 2017, CBS u vlerësua me çertifikatën ndërkombëtare të Sistemit të Menaxhimit të Mjedisit. Projekti i Financimit për Energjinë e Gjelbër (që po zbatohet aktualisht) do të ofrojë asistencë teknike për investimet e gjelbra dhe do të përafrojë konsumatorët dhe sipërmarrësit me bankat dhe programet e financimit të granteve
CBS është në një marrëdhënie aktive me mbi 400 klientë, të cilët mund të kenë nevojë për një ekspertizë më të specializuar ndaj rritjes së tyre në treg. Shërbimet e ofruara përfshijnë: Plane Biznesi, Marketing, Kontabilitet, Zgjidhje Dixhitale, Çertifikime dhe Shërbime të tjera Konsulence. Këto shërbime janë të përshtatura sipas nevojës së çdo klienti dhe të projektuara për të ndikuar menjëherë në rritjen afatgjatë ekonomike.
Programi ndihmon bashkitë partnere për buxhetet e nevojshme të financimit nëpërmjet IPA Cross-Border, BE apo programe të financuara nga qeveria si dhe ofron zbatim teknik të tyre. Ky element i projektit u vjen në ndihmë Bashkive të rrisin kapacitetet e tyre duke iu përmbajtur standardeve rajonale. Qasja në Programet e Bashkëpunimit me Maqedoninë, Kosovën dhe Greqinë mundësohet nëpërmjet një rrjeti të gjërë partneriteti rajonal.