Modele Inovative Për
Rritjen e Agrobizneseve
Programi SmartCapital është projekti më me ndikim i rritjes ekonomike në mbështetje të Bujqësisë, SME-ve dhe sektorëve të tjerë në Shqipëri. Programi u financua nga misioni i USAID në Shqipëri dhe u zbatua nga CBS (Creative Business Solutions). SmartCapital ofroi ndihmë teknike të drejtpërdrejtë për mbi 1.000 agrobiznese, fermerë, NVM dhe biznese të reja, duke gjeneruar 59 milionë dollarë të kombinura në investime dhe financimeve të reja, duke krijuar mbi 1,500 vende të reja pune dhe duke rritur kështu një sektor të rëndësishëm nue ekonominë e vendit.
Në projektin SmartCapital, një ekip Këshilltarësh me përvojë për zhvillimin e bizneseve mbështeti agrobizneset me ekspertizë teknike. Falë kësaj ndihme, miliona dollarë Investime të reja u kthyen në mundësi reale për agrobizneset dhe qeverisjen vendore.
Përmes këtij komponenti, SmartCapital ndihmoi agrobizneset të marrin një mënyrë dixhitale të shërbimeve duke zvogëluar kohën, përpjekjet dhe kostot e tyre. LORES, një sistem referimi dixhital i huasë për SME-të dhe AgroTrade, një platformë inovative e-commerce po transformojnë kulturën e zhvillimit të sektorit të agrobiznesit në Shqipëri.
SmartCapital ofroi një qasje të specializuar në rritje me shërbime të tilla si Planet e Biznesit, Marketingu Dixhital, Certifikatat e Standardeve Ndërkombëtare të Sigurisë Ushqimore dhe Shërbimet e Zhvillimit së Eksporteve për të thyer barrierat tradicionale të SME -ve.
Pas 5 vitesh të zbatimit të tij, SmartCapital ka transformuar sektorin, duke sjellë një perspektivë rritjeje që do të ndikojë në zhvillimin e bujqësisë shqiptare në vitet në vazhdim. Ky nivel zhvillimi u arrit përmes inovacionit të vazhdueshëm, përshtatjes së platformave dixhitale dhe zgjidhjeve krijuese.
“Para tre vitesh ne krijuam fermën e parë me produkte organike në Tiranë. Kjo na ndihmoi të hapim dyqanin e parë me produkte organike “MIA Organic” në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë. “Me ndihmën e projektit ne përfituam certifikatën e sigurisë Ushqimore Global G.A.P.”
Isilda Lila
Mia Organic, Tiranë
“Qëllimi im ishte të bëja sera të mbyllura hermetike. Me asistencën e projektit SmartCapital modernizova me pajisje teknologjike agrobiznesin duke rritur prodhimin dhe mundësitë për të eksportuar në tregjet e Ballkanit”
Agron Doko
Prodhues, Fier
“Trajnimet e vazhdueshme si dhe Plani i Biznesit që përgatitëm me ekspertët na krijoi mundësinë të përcaktonim të gjitha drejtimet të duhet të merrnim që produkti ynë të ishte i sukesshëm. Dhe së bashku ja dolëm!”
Silva Subashi
Subashi Olive Oil