Lajmet

CBS pjesë e konsorciumit ndërkombëtar fitues nga Bashkimi Europian për zbatimin e një kontrate 5 Mill Eur mbi rritjen e standarteve të sigurisë ushqimore në Shqipëri

Bashkimi Europian prezantoi programin e ri, me një fond prej 5 milionë eurosh “Mbështetje për Sigurinë e Ushqimit, Standardet Veterinare dhe Fitosanitare.

Bashkimi Europian nisi një program prej 5 mln euro për mbështetjen e standardeve të sigurisë ushqimore, veterinare dhe fitosanitare në Shqipëri për pranimin e ardhshëm në BE permes
përmirësimit te kuadrit ligjor dhe zbatimit te politikave, rritjen e vetëdijes publike dhe adoptimi nëpërmjet miratimit të bazës ligjore komunitare. Programi do të zbatohet nga një konsorcium i udhëhequr nga Autoriteti Irlandez i Sigurisë Ushqimore (FSAI) dhe përfshin Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Peshkimit të Irlandës, Autoritetit të Ushqimit Finlandez dhe Creative Business Solutions si partner zbatues shqiptar. Gjatë katër viteve të ardhshme, do të aktivizohet ndërgjegjësimi dhe komunikimi i publikut për prodhuesit, operatorët e biznesit të ushqimit dhe konsumatorët - në përputhje me qasjen e "nga ferma në tavolinë".

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp të nisjes së programit, Z. Luigi Soreca, Ambasadori i BE në Shqipëri theksoi: "Projekti që ne po nisim sot do ta sjellë Shqipërinë më pranë standardeve të BE. Do të përmirësojë jetën dhe shëndetin e përditshëm të shqiptarëve. Por më lejoni të theksoj një përfitim të fundit: do të kontribuojë në hapjen e tregut të BE-së për produktet shqiptare. Legjislacioni ynë është shumë i qartë në lidhje me këtë - artikujt ushqimor nuk mund të importohen nëse nuk respektojnë integritetin e zinxhirit ushqimor të BE."

Nga e majta në të djathtë - Z. David Butler, Drejtor i Institucionit te Sistemeve të Qëndrueshme Ushqimore Irlandë, Juha Pyykkö, Ambasadori i Finlandës në Shqipëri (jorezident), Samuli Virtanen, Sekretar i Shtetit, Ministria e Punëve të Jashtme te Finlandës, Bledi Çuçi, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural i Shqipërisë, Luigi Soreca, Ambasadori i BE në Shqipëri, Helen McEntee, Ministre e Shtetit e Çështjeve Evropiane të Irlandës, Pamela Byrne, Drejtoreshe Ekzekutive e Autoritetit të Sigurisë Ushqimore të Irlandës, Orla O'Hanrahan, Ambasador në Shqipëri (jorezident).

Projekti do të sjellë ekspertë ndërkombëtar në fushën e sigurisë ushqimore, sistemet veterinare dhe fitosanitare, për të ndihmuar Shqipërinë që të harmonizojë legjislacionin e saj me normat e BE-së, për të forcuar institucionet homologe dhe për të përmirësuar vetëdijen e konsumatorëve dhe bizneseve për çështjet e sigurisë ushqimore.

Në fjalën, e saj, Drejtoresha e Autoritetit të Sigurisë Ushqimore të Irlandës, Znj. Pamela Byrne u shpreh: “ Ne, së bashku me partnerët e projektit e vleresojme mundësinë për të mbështetur Shqipërinë, për të përmirësuar standartet e sigurinë ushqimore, veterinare dhe fitosanitare. Reputacioni ndërkombëtar i Irlandës në sigurinë ushqimore është i shkëlqyer dhe duke bashkepunuar me vendet për të përmirësuar standardet e sigurisë së ushqimit do t'i mundësojë Irlandës të mbrojë konsumatorët si brenda dhe jashtë vendit”

Z. Bledi Çuçi, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural i Shqipërisë deklaroi: "Ne nisim një partneritet të ri me Bashkimin Evropian në fushën e sigurisë ushqimore, standardeve veterinare dhe fitosanitare. Zbatimi i këtij projekti përmes Autoritetit të Sigurisë Ushqimore në Irlandë, homologët e tij finlandezë, dy nga institucionet më prestigjioze në Evropë dhe CBS si partnerë lokalë, është një garanci e madhe për të sjellë standardet e sigurisë së ushqimit në vendin tonë aty ku nevojitet.

Programi strategjik do të kontribuojë në qasjen e një politike afatgjatë të eksportit për nxitjen e rritjes së eksporteve të prodhimeve shqiptare në tregun ndërkombëtar dhe të hapë tregjet e BE-së për prodhuesit shqiptarë të ushqimit.