Lajmet

Lonely Planet i kushton një shkrim të veçantë dy iniciativave të CBS, Brand Albania and IntoAlbania

Lonely Planet është një nga burimet informative më të famshme të turizmit ndërkombëtar dhe një publikues mbresëlënës i guidave të udhëtimeve. Lonely Planet ka shitur më shumë se 120 milionë guida udhëtimi që nga fillimet e veta dhe më shumë se rreth 11 milionë aplikime udhëtimeve në mbarë botën.

I projektuar ekskluzivisht për turistët ndërkombëtarë, Lonely Planet ofron ide të reja udhëtimi, destinacione dhe këshilla praktike, informacione thelbësore dhe fotografi mahnitëse. Lonely Planet është kompania udhëheqëse botërore e mediave të udhëtimit, duke ofruar informacion frymëzues dhe të besueshëm për çdo lloj udhëtimi që nga viti 1973.

Vetëm pak ditë më parë, Lonely Planet i ka kushtuar një shkrim të veçantë disa agro-turizmeve në Shqipërinë e Veriut të mbështetura nga CBS në kuadër të programeve BrandAlbania dhe IntoAlbania.

Në vijim lajmi dhe linku i publikimit origjinal nga Lonely Planet. 

https://www.lonelyplanet.com/news/2019/04/09/agrotourism-albania/

Përjetoni muajin e ardhshëm Shqipërinë e paeksploruar duke qëndruar në ferma lokale

Udhëtarët që duan kulturë autentike dhe ushqim lokal, së shpejti do të kenë mundësinë e përzgjedhjes së destinacioneve për t’i shijuar të dyja në Shqipëri. Nga data 8 deri më 10 maj, gjashtë ferma të reja agroturizmi do i hapin dyert vizitorëve, në një aktivitet tre-ditor mes fshatrave në rajonin e bukur dhe malor të vendit.

Aktiviteti, pjesë e projektit AgroTourism Albania (mbështetur nga USAID dhe CEED), do të ketë në vëmendje të veçantë fermat që janë fokusuar në zhvillimin e aktiviteteve të biznesit nga bujqësia në turizëm, duke ofruar eksperienca autentike, ushqim të mirë, aktivitete gastronomike dhe akomodim në bujtina – gjithçka duke shijuar Shqipërinë autentike.

Për fermat e ndodhura në zonën e Shkodrës, Malësisë së Madhe dhe Pukës – fokusi i aktivitetit është përgatitja për sezonin e ardhshëm turistik. Vizitorët do të jene partnerë tregtarë ndërkombëtarë, gazetarët e udhëtimit dhe agjencitë shqiptare turistike. Aktiviteti do të përfshijë ecje në natyrë, degustim vere, pregatitje byreku dhe prodhim receli. Takimi tre-ditor do të shërbejë gjithashtu për lançimin e markës OriginAL për produktet 100% të çertifikuara shqiptare, të tilla si çaji dhe mjalti, të cilat ofrojnë një mënyrë që vendasit të promovojnë pikat e tyre të forta.

Fermat që marrin pjesë në projekt jane: Devin Farm në fshatin Qerret; Anete dhe Dioniz Marku Farm në fshatin Ganjollë; Rruga e Mullirit në fshatin Reç; Punishte vere Kantina Kopliku në Koplik; Shega Agroturizëm në Muriqan; dhe Agrotourizëm Lajthiza e Vogel në Pukë. Familjet që janë pjesë e aktivitetit, janë këshilluar dhe ndjekur në pregatitjen për kalimin në industrinë e turizmit, në mënyrë që të shfrytëzojnë plotësisht aftësitë.

Përgjatë vitit të kaluar, iniciativa Brand Albania, mbështetur nga USAID, ka realizuar aktivitetet "Learning by Doing " për të zhvilluar aftësi të qëndrueshme dhe për të përgatitur më tej fermat për përsosjen e produkteve, komunikimin me udhëtarët dhe marketingun në një treg turistik në rritje. Udhëtarët që dëshirojnë të rezervojnë një qëndrim në një nga gjashtë fermat mund ta bëjnë këtë nëpërmjet platformës IntoAlbania.