Ekipi

Fotjona Taçe

Koordinatore e Projekteve

Fotjona Taçe është ekonomiste me eksperiencë shumë vjeçare në fushën e financave dhe menaxhimit të projekteve. Ajo ka përvojë në hartim, koordinim dhe mbikqyrje të projekteve si edhe në raportime financiare.
Znjsh. Taçe i është bashkuar ekipit të CBS në vitin 2013 duke ofruar ekspertizën e saj në hartimin, koordiminim dhe menaxhimin e disa projekteve kryesore implementuar nga CBS. Aktualisht, znjsh. Taçe është Koordinatore e Projekteve dhe ka përgjegjësinë të identifikojë dhe të zhvillojë projektet e reja si dhe të ndertojë parteneritet me organizata kombëtare dhe ndërkombëtare. Znjsh. Taçe nisi karrierën e saj në kompaninë Vodafone Albania në departamentin e shërbimeve dhe më pas në Fondacionin Vodafone Albania, e ngarkuar për monitorimin, koordinimin dhe vlerësimin paraprak të projekteve të Fondacionit. Në eksperiencën si financiere, ajo ka punuar në B.A.D si përgjegjëse për përgatitjen e listpagesave, dhe në PLUS Communication, si përgjegjëse për analizën e riskut lidhur me dokumentacionin e klientit, vendimmarrjen për miratimin e kërkesave, krijimin, monitorimin, finalizimin e proçesit të portabilitetit dhe raportimin në ekipin menaxhues. Në të njëjtën kohë, Znjsh. Taçe punoi si menaxhere projekti në “People and Ideas”, përgjegjëse në hartimin, monitorimin dhe finalizimin e zbatimit të projekteve, organizimit dhe kordinimit të takimeve me donatorë, finalizimin e raporteve financiare, transaksionet dhe pagesat bankare. Znj.Taçe është diplomuar për Administrim Biznesi në Universitetin e Tiranës dhe mban një diplomë Master Professional në Administrim Biznesi nga i njëjti Universitet.