Ekipi

Lulëzim Kadiasi

Këshilltar Biznesi

Lulëzim Kadiasi është teknolog agro-ushqimor me përvojë 8-vjeçare në fushën e bujqësisë. Ai ka eksperiencë në zbatimin e inspektimeve dhe teknologjive në fermat e prodhimit, në çertifikimin e produkteve, në asistencë teknike bujqësore, në zgjerimin e agrobizneseve dhe fuqizimin e kapaciteteve menaxhuese. Z Kadiasi është pjesë e CBS që prej vitit 2014 në pozicionin e Këshilltarit të Biznesit dhe Certifikimeve ku ka qënë përgjegjës për implementimin e standarteve të cilësisë dhe sigurisë ushqimore si Global Gap, ISO 9001, ISO 22000, HACCP etj. Në CBS, Z. Kadiasi ka ofruar asistencë në procesin e financimit nga bankat dhe institucionet e tjera financiare, grantet IPARD ose skema të tjera për rritjen e kapitalit.
Më pare, ai ka punuar pranë Agrinet, ku kishte përgjegjësinë e asistimit të organizatave të fermerëve në forcimin e kapaciteteve, krijimin e kooperativave dhe menaxhim në rritje të shërbimeve dhe hartimin e planeve të biznesit. Më pas, punoi në ALBINSPEKT dhe në Qendrën e Transferimit të Teknologjive Lushnjë, si specialist i teknologjisë së prodhimit bujqësor. Ai ka qenë menaxher projekti në “International Management Group” në Bosnje Hercegovinë, me përgjegjësinë e analizës së situatës aktuale të sektorit bujqësor në Shqipëri dhe identifikimin e nevojave për këtë sektor. Z.Kadiasi është kualifikuar në trajnime dhe kurse të ndryshme në fushën bujqësore në Belgjikë, Kinë dhe në Spanjë. Lulëzim Kadiasi është bashkë-autor i botimit “Kooperativat bujqësore, një mundësi për përmirësimin e produktivitetit dhe konkurrueshmërisë në treg”. Z. Kadiasi eshte diplomuar për teknologji ushqimore, pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës.