Përmes dy aplikimeve në LORES, Diamant Bags ka arritur të disbursojë dhe të nisë procedurat për financimin me kredi në vetëm dy javë.
Lira Hilaj është administratore e një prej kompanive të pakta të përpunimit të çantave dhe paketimeve të letrës të hapur në Shqipëri që prej vitit 2016.
Duke ndjekur përvojën e saj prej më shumë se 6 vitesh duke menaxhuar një kompani -greke që operon në të njëjtën industri ka nisur hapat e para të biznesit edhe në Shqipëri të quajtur Diamant Bags. Fokusi i Diamant Bags është prodhimi i cantave të letrës në të gjitha madhësitë, ngjyrat dhe dizajnet duke i’u përshtatur kërkesave të çdo biznesi.
Me qendër në Gjirokastër dhe shpërndarje në Europë e sidomos në Itali, kompania Diamant Bags dëshmon një prej mënyrave më premtuese për të bërë kthyer një biznes të vogel në një markë eksporti ndërkombëtare.
Në rrugën e saj të suksesit Diamant Bags ka arritur të ofrojë një sërë shërbimesh të cilat rritën nevojën për investim në teknologji moderne dhe zgjerim në kapacitete. Kështu nisi edhe bashkëpunimi me LORES, platforma e referimit të kredive në banka dhe institucione financiare.
Një mundësi e sigurt për investime të medha
Objektivi kryesor i Diamant Bags është të ofrojë produkte të standarteve të larta, ekologjike e të përpunuara me paisje modern të cilat mbulojnë nevojat e tregut.
“Ne jemi një biznes i vogël dhe e dimë mirë se çfarë do të thotë një markë” – shprehet Lira Hilaj.
Për të ndihmuar në rritjen e kapaciteve të kompanisë, rritjen e standarteve si dhe ndërtimin e rikonstruktimin e ambienteve të fabrikës Diamant Bags u konsultua në fillim të vitit 2022 me ekspertë të Creative Business Solutions.
Për t’u njohur më pas me një nga sistemet me inovative të kohes, LORES i cili luan rolin e një ure lidhëse mes bizneseve dhe institucioneve financiare apo bankare duke i siguruar secilit aplikant ofertën më të mirë të kredisë për të.
“Ishte eksperiencë shumë e mirë”, thotë Lira Hilaj, administratore e kompanisë Diamant Bags. Platforma LORES na ndihmoi në përzgjedhjen e ofertës më të mirë për kompaninë që në 24 orët e para të kërkesës. Për të siguruar kapital, ekspertët e CBS u drejtuan tek LORES, i cili ndihmoi Diamant Bags të zgjidhte ofertën më të mirë të kredisë në vetëm 24 orë.
Me një kredi prej 80,000 Euro të disbursuar në vetëm dy javë, dhe 700,000 Euro në proces disbursimi përmes këtij sistemi, Diamant Bags do të rinovojë magazinën e saj dhe investoi në teknologji të reja prodhuese. Në vijim të investimeve kompania synon të zgjerojë gamën e prodhimeve, por edhe shtrirjen në treg duke ofruar gjithnjë produkte cilësore dhe inovative.
Si ju ndihmon LORES?
LORES është e vetmja platformë elektronike e referimit të kredive në banka dhe institucione financiare në Shqipëri. Ky sistem i veçantë u krijua për të ndihmuar sipërmarrjet e mesme dhe të vogla të kenë akses të shpejtë në financim. Puna në LORES nis me ekspertët e biznesit në CBS dhe përfundon tek disbursimi i shpejtë i kredive nga bankat tek sipërmarrjet.
Ekipi i CBS ndjek në çdo hap bizneset duke nisur nga plotësimi i duhur i dokumentacionit sipas kritereve të bankës. Kështu aplikimi me LORES arrihet të kryhet brenda ditës dhe klienti nuk humbet aspak kohë. Një tjetër karakteristikë tërheqëse e kësaj platorme është përfitimi i kredive me norma preferenciale interesi.
Gjithçka lidhet me faktin që CBS i ka paraprirë prespektivës së tregut dhe ka krijuar një partneritet me institucionet financiare duke i mundësuar kështu klientëve të saj prioritete të favorshme për zhvillimin e mëtejshëm.
Që prej vitit 2016 platforma LORES ka ndihmuar +260 biznese të përfitojnë kredi të shpejta duke disbursuar 27 milionë dollarë financime, duke u rritur për të ofruar zgjidhje të shpejta e të sigurta për të gjithë bizneset.
Doni të keni më shumë rreth mundësive të financimit dhe kredive të shpejta?
Na ndiqni në platformën tonë më të re dhe qëndroni gjithnjë të informuar duke klikuar këtu.