| |

IntoAlbania

Portali më i madh i turizmit në Shqipëri

CBS | IntoAlbania

Portali më i madh i turizmit në Shqipëri !

IntoAlbania është portali i turizmit gjithëpërfshirës që prezanton Shqipërinë me vizitorë të huaj, por edhe me vendas që kërkojnë një eksperiencë të re autentike. Kjo platformë, e ndërtuar në dy gjuhë, synon të ndërlidhë turistët me itinerare, kultura dhe veçori të ndryshme të destinacioneve që ofron turizmi shqiptar. IntoAlbania ofron çdo gjë që ju duhet për planifikimin e udhëtimit tuaj të paharrueshëm në Shqipëri. Mësoni më shumë rreth IntoAlbania duke vizituar faqen e internetit www.intoalbania.com

Platformë Online me Aplikacion Smart për të lidhur turistët me ekonominë lokale

Platforma përmirëson eksperiencën e turistëve

Platforma e internetit dhe aplikacioni smartphone ofrojnë informacion mbi destinacione autentike të përshtatura nga preferencat e përdoruesve dhe planifikimin e udhëtimeve. Aplikacioni i Smartphone - një udhëzues elektronik për turistet që tashmë ndodhen në Shqipëri i pajisur me teknologji të avancuara për të ofruar zgjidhje të shpejta.

Asistencë Teknike për Ruajtjen e Kulurës dhe Traditës

"IntoAlbania" ofron asistencë teknike për bujtina, të cilët tashmë kanë përqafuar një koncept të tillë dhe janë të përgatitur të investojnë seriozisht në model. Asistenca teknike konsiston në zhvillimin e konceptit të karakterit, dizajnit, shërbimit të mikpritjes, promovimit dhe komunikimit të vlerave autentike dhe të trashëgimisë. Qëllimi i kësaj ndërhyrjeje pilot është jo vetëm ruajtja e kulturës dhe traditës shqiptare, por dhe prezantimi i një modeli të mirë biznesi.

IntoAlbania në Shifra

1.3 milionë

Ndjekës

+6550 SME

Transaksione

+600K Vizitorë

Web/Social media

+150,000

Ndjekës në rrjete sociale

Kontakto