Zgjidhje Gjithpërfshirëse me
Impakt Afatgjatë për SME-të
Projekti dy-vjeçar zhvillimor i financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programit Ndërkufitar midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në kuadër të Instrumentit IPA II 2014 - 2015. Partneriteti strategjik udhëhiqet nga Creative Business Solutions dhe partnerët zbatues Komuna e Debar dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Misioni i projektit është forcimi i kapaciteteve prodhuese të NVM-ve bujqësore dhe qasja në tregjet evropiane nëpërmjet certifikimit të standardeve të sigurisë ushqimore, ngritjes së kapaciteteve për absorbimin e fondeve te BE-së, si dhe zhvillimin e strategjive të marketingut. Projekti po zbaton një zgjidhje gjithëpërfshirëse duke kombinuar ekspertizën teknike dhe praktike për një impakt të gjatë dhe të qëndrueshëm të projektit. Objektivat specifike: Certifikimi i prodhuesve dhe përpunuesve të Mishit dhe Qumështit, Fruta & Arrore dhe Bimët Medicinale dhe Aromatike me çertifikime ndërkombëtare të Standarteve te Sigurisë Ushqimore, nxitja e tregtisë në tregjet e BE-së dhe rritja e produktivitetit nëpërmjet rritjes së kapaciteteve dhe menaxhimit të prodhimit të brendshëm.