| |

Brand Albania

Krijimi i një Marke Kombëtare për Prodhimet Autentike Shqiptare.

Në Markë Kombëtare për

Prodhimet Autentike Shqiptare

CBS po implementon projektin Brand Albania me qëllim krijimin e një marke kombëtare për prodhimet tipike shqiptare. Projekti synon të ofrojë asistencë teknike të drejtpërdrejtë sektorit privat, duke inkurajuar bashkëpunimin, përkrahjen dhe partneritetin publik-privat me institucionet qeveritare në krijimin e "Brand Albania", një ombrellë markash që promovon produkte cilësore shqiptare dhe iniciativa të lidhura me turizmin.

Ky projekt ka si synim të zhvillojë konceptin e agro-turizmit duke promovuar karakteristikat unike të produkteve të përzgjedhura shqiptare, duke përdorur ato si "ambasadorë" të turizmit. Marka e produkteve për Brand Albania është krijuar dhe regjistruar nën emrin OriginAl me qëllim rritjen e cilësisë së produkteve, mundësive për eksport si dhe përmirësimin e mundësive për prodhuesit e vegjël dhe të mesëm vendas. Çaji i malit shqiptar i prodhuar nga Illyrian Pantheon dhe mjalti i gështenjës i prodhuar në Reç janë produktet e para autentike shqiptare të branduara me logon OriginAl duke u prezantuar edhe në Adventure Travel World Summit në Itali, në datat 15-18 tetor.

Brand Albania, në bashkëpunim me partnerë të tjerë, ka organizuar aktivitete në lidhje me ndërgjegjësimin dhe informimin me qëllim promovimin e produkteve cilësore vendase dhe iniciativave të lidhura me turizmin. 

Në Tiranë dhe në rajonin e Shkodrës janë zhvilluar një seri trajnimesh me tema si Gastronomia dhe Turizmi Rural, teknika promovuese permes shkrimit te artikujve mbi turizmin dhe marrëdhëniet me publikun, koncepti i agroturizmit në Shqipëri, zhvillimi i produktit dhe shërbimeve, mundësitë që ofron Shqipëria për zhvillimin e agroturizmit, etj.

Ky projekt financohet nga USAID, me mbështetjen e REG dhe implementohet nga CBS

Kontakto