Gjatë viteve të bashkëpunimit tonë me agrobizneset, kemi evidentuar problemet që pengojnë tregtimin e produkteve të tyre jashtë vendit. Prandaj analizuam mënyrat më të mira për të ndihmuar agrobizneset dhe krijuam Agrotrade - një zgjidhje afatgjatë për eksportin e produkteve bujqësore. AgroTrade është një platformë elektronike tregtimi B2B që lidh furnizuesit vendas bujqësorë online me tregjet rajonale dhe ndërkombëtare, me procedura të integruara tregtimi 360°. Inovative dhe unike në rajon me një potencial për të rritur ndjeshëm tregtinë rajonale të mallrave bujqësore. Ekipi ynë ofron shërbime të gatishmërisë për eksport dhe ndërmjetësim tregtar për të përmirësuar aksesin e prodhuesve në tregjet ndërkombëtare.
Ekipi i Agrotrade verifikon aktivitetin tregtar të blerësit duke ju siguruar prodhuesve bashkëpunim me partnerë seriozë si dhe ndërmjetësojnë duke ndikuar lidhjen e kontratave sa më fitimprurëse me blerësit.
Agrotrade ndihmon prodhuesit të kenë përgatitjen e duhur për eksport përmes (1) analizës në përzgjedhjen e tregjeve, (2) kriteret që duhen sipas Ligjeve Doganore të vendit ku do eksportoni, si dhe (3) prodhimin e paketimit sipas standardeve të kërkuara.
Edhe pse prodhuesi mund të ketë një marrëveshje shitjeje me blerësin, nëse nuk ka mjetet e duhura për transport, përpjekja për eksport mund të dështojë. Agrotrade mundëson bashkë rrjetin e kompanive logjistike (tokësore, detare dhe ajrore), të gatshme të kryejnë transportin e mallit tuaj.
GlobalGAP, HAÇP, ISO22000, ISO14000, Organic. Ju nuk mund të eksportoni sukseshëm në tregjet e huaja pa pajisur prodhimet tuaja me çertifikatat ndërkombëtare. Ekspertët tanë ju ndihmojnë në aplikimin për plotësimin e kritereve të çertifikimit dhe dokumentacionit përkatës.