Identiteti i CBS mbështet filozofinë e kompanisë për zhvillimin e bizneseve, reflektuar që në emrin e saj: Creative Business Solutions - Zgjidhje Krijuese për Bizneset! Elementët vizualë dhe gjuhësorë të Identitetit respektojnë parimin themelor: Kujdesin dhe Shërbimet ndaj Klientëve.
Logoja e kompanisë përbëhet nga shkronjat e para të emrit Creative Business Solutions. Logoja plotësohet nga një ikonografi që krijohet nga një kombinim i tre shkronjave c, b dhe s, secila përfaqëson shërbimet e CBS që formojnë "Spiralen e Rritjes Dinamike".
Slogani i CBS është frymëzuar dhe krijuar nga vetë ekipi i kompanisë. Ai komunikon rezultatin final që kompania i mundëson bashkëpunëtorëve të saj duke e vendosur theksin tek qëllimi kryesor i CBS: Rritja dhe Zhvillimi i Bizneseve. “We Deliver Growth”, fjalë për fjalë do të thotë “Ne Dorëzojmë Rritje”!
Identiteti i CBS përfaqësohet nga ngjyra blu e errët, jeshile dhe e bardhë si simbolet bazë që përputhin vlerat e CBS me klientët. Një paletë me ngjyra plotësuese përfaqëson secilin shërbim.
Ngjyra jeshile për zhvillimin e sipërmarrjeve, e verdhë për fuqizimin e shërbimeve financiare, bojëqiell për transformim në shërbime digjitale, rozë për modele dinamike në marketing dhe shitje.
CBS i kushton një rëndësi të veçantë komunikimit me klientët dhe ndodhet kudo në shërbim të klientëve. Përmes mjeteve të komunikimit, në çdo kohë dhe vend, këshilltarët për bizneset janë të disponueshëm për çdo kërkesë apo këshillim nga klientët. CBS e gjeni në rrjetet sociale, Facebook, Instagram, Linkedin si dhe në linjën e dedikuar të klientëve në www.cbs.al.