| |

Zgjidhje Reale Për
Rritjen e Biznesit Tuaj

Po kërkoni të zgjeroni biznesin me investime të reja apo teknologji moderne? Ne ofrojmë konsulencë strategjike dhe zgjidhje reale që i bëjnë qëllimet tuaja të suksesshme.

Katër Zgjidhje Efikase
Që Ndryshojnë Sipërmarrjen Tuaj

Sfidat me të cilat përballen sipërmarrjet janë komplekse. Për të siguruar qëndrueshmëri dhe sukses, bizneset duhet të kenë qasje inovatore drejt klientëve dhe tregjeve të reja duke ofruar produkte cilësore dhe shërbim të përmirësuar.

Shumë sipërmarrës kanë vështirësi në arritjen e një performance të kënaqshme dhe zgjerimin e biznesit të tyre, duke renditur si problemet më të mëdha në këtë proces aksesin në financim, mungesën e certifikimeve sipas standarteve ndërkombëtare për produktet e tyre dhe aksesin e ulët në tregje të reja.

Konulence per Institucione Financiare

Bankat dhe Institucionet financiare në ditët e sotme po përballen me një presion në rritje por në te njëjten kohë edhe me mundësi të reja për rikonceptimin e modelit të operimit për të përmirësuar biznesin dhe të ardhurat. Kushtet e tregut kërkojnë inovacion, zhvillimin e shërbimeve të optimizuara, përdorimin eficient të burimeve dhe perfromancë të lartë financiare. Modeli i shërbimeve të konsulencës në CBS kombinon ekspertizën e këshilluesve me eksiperiencë të gjatë bankare dhe financiare me metodat më inovative dhe teknologjitë e avancuara. Në partneritet me StreetSmart Banking International, një konsorcium prej 5 bankierësh ndërkombëtarë, konsulentë profesionistë me përvojë të gjatë, CBS ka hartuar një qasje shumë praktike, pragmatike dhe të zgjuar ndaj konsulencës që i ofrohet bankave dhe Institicioneve Financiare. Objektivi ynë kryesor është të krijojmë një ndikim të menjëhershëm pozitiv për klientët tanë, duke siguruar qëndrueshmërinë e zgjidhjeve të propozuara.

CBS |

• Strategjia e zhvllimit të bisnesit SME dhe Retail

• Struktura organizative

• Analiza e ekosistemit të biznesit

• Analiza e portofolit, segmentimi i klientëve

• Parashikim dhe analize financiare

• Optimizimi i kanaleve të shitjes dhe shpërndarjes

• Rritja e kapaciteteve te bankingut dixhital

• Modeli i mbulimit të rrjetit te klientëve

• Zhvillimi dhe rritja e portofolit të klientëve

• Zhvillimi produkteve dhe percaktimi i CVP

• Menaxhimi dhe rritja e produktit në treg

• Optimizimi i çmimeve

• Zgjidhje mbi paketat e sigurimeve

• Zhvillimi i Shërbimeve Jo-Financiare

• Menaxhim i mardhënieve me klinetet

• Menaxhimi i eksperinces se klineteve

• Menaxhimi i ankesave

• Riaktivizimi i klientëve

• Modeli i trajnimit dhe menaxhimi i performancës

• Pecaktimi i Indikatoreve per matjen e peformances (KPI)

• Analiza e produktivitetit të shitjeve

• Përcaktimi i aktiviteteve per zhvillimin e biznesit

• Programet e trajnimit / Mjetet e shitjes

• Analizë e procesi të kreditimit

• Politikat e kreditimit dhe modelet e riskut

• Kuadri i mbledhjes se kredive me probleme

• Menaxhimi I Riskut dhe Pajtueshmërisë ligjore

• Aplikimet për licencim tek Autoritetet Rregullatore

• Infrastruktura dhe qeverisja e kompanisë

• Zhvillimi i produktit

• Qeverisja korporative

• Zhvillimi i zgjidhjeve teknologjike

Marketing & Shitje

Një nga sfidat më të mëdha për rritjen e SME-ve është përdorimi i duhur i marketingut si instrument parësor në vendosjen e produkteve në treg. Kompanitë e vogla nuk përdorin aspak marketing, ndësa bizneset e mëdha investojnë në fushata të kushtueshme por shpesh jo efikase promovimi. CBS ofron një strategji të gjithanshme për SME-të. Shërbimi thelbësor është Plani Strategjik i Marketingut, i cili është hartuar sipas një biznesi specifik. Plani ofron zgjidhje për përmirësim të produkteve, përfshirë plotësimin e standardeve teknike dhe ndërkombëtare, targetim dhe identifikim të kërkesave të klientëve dhe planifikim të shpërndarjes efikase së produkteve. Ky plan ofron gjithashtu shërbime për rritje të imazhit të markës së produkteve për t’i bërë ato më tërheqëse dhe cilësore, përfshirë zhvillim të identitetit të markës, krijim të lidhjeve të reja në treg, fushata promovuese si edhe marketing online dhe në rrjetet sociale.

CBS |

Transformim. Krijo Epokën
Dixhitale të Biznesit Tënd

CBS ndihmon bizneset të reduktojnë kostot dhe të rrisin fitimet e tyre përmes teknologjisë digjitale dhe inovative. Në punojmë sëbashku me klientët për të ndërtuar zgjidhje digjitale të personalizuara e të përshtatura për bizneset e tyre në përputhje me sfidat dhe trendet e kohës. CBS ndihmon në automatizimin e shërbimeve të bizneseve përmes teknologjive digjitale, duke krijuar produkte të reja digjitale dhe ndërtuar eksperienca digjitale unike për klientët dhe konsumatorët.

CBS |

Integrimi i teknologjisë i shërbimeve financiare për konsumatorët.

Krijimi i platformave për blerjen dhe shitjen e produkteve përmes internetit.

Automatizim i proceseve / funksioneve /shërbimet për rritjen e efikasitetit.

Automatizimi përmes software-ve i të gjitha detyrave të burimeve njerëzore, siç janë llogaritja e pagave, analiza e performancës dhe vlerësimet, rekrutimi dhe punësimi

Vendosja e sistemeve që lidhen me marrjen, monitorimin dhe arkivimin e dokumentave.

Zgjidhje digjitale që ndihmon bizneset të vlerësojnë dhe nxisin veprimet blerëse të klientëve.

Avantazhe përmes përdorimit të aplikacioneve në web, esenciale në krijimin e ruajtjen e një rrjeti konsumatorësh

Kontakto