| |

Mjedis Pune Promovues, Transparent dhe i Përgjegjshëm

Modeli i biznesit të CBS dhe fryma e Ekipit mbështetet në: a) Promovimin e talenteve të reja profesionale, b) Transparencës së organizatës në vendimarrje dhe komunikimit të drejtpërdrejtë si dhe c) Kombinimit të lirisë dhe përgjegjësisë, që idetë më të mira profesionale të sjellin performancë të lartë tek klientët.

CBS | Increase Talent Density Culture

Kultivimi i Talenteve të Reja Profesionale

CBS synon të tërheqë, kultivojë dhe zhvillojë në karrierë, talente të reja me ambicje profesionale dhe mision personal për të qenë të suksesshëm në punën e tyre. CBS e konsideron këtë vlerë punonjësish aset për të krijuar një të ardhme të suksesshme në rritjen e performancës.

CBS | Innovation for Service Perfection

Inovacioni i vazhdueshëm për Përsosjen e Shërbimeve

Në kulturën e CBS pasioni dhe përkushtimi i punonjësve për tu njëhësuar me fokusin kryesor të kompanisë është prioritet thelbësor. Në qendër të tij është Klienti. Nën këtë fokus, ekipi i CBS punon për të përshtatur ide krijuese dhe inovacion të vazhdueshëm për të përsosur shërbimet dhe produktet me risi që sjellin zhvillim më të shpejtë.

CBS | Transparency and Direct Communication

Transparenca dhe Komunikimi i Drejtpërdrejtë

Kompania zbaton parimin e sjelljes "Mendjehapur" me ekipin. Marrëdhënia me punonjësit është transparente, me komunikim të drejtpërdrejtë në shkëmbimin e mendimeve për performancën në punë, tek njohja e çdo vendimmarjeje që prek kompaninë në gjendjen aktuale dhe planet e së ardhmes.

CBS | More Freedom. More Responsibility.

Më Shumë Liri. Më Shumë Përgjegjësi.

Në CBS, çdo punonjës është lider në pozicionin që përfaqëson. Ai luan rol të rëndësishëm në efikasitetin e përgjithshëm të kompanisë. Duke respektuar vlerën e lidershipit në çdo nivel, CBS u beson punonjësve të saj lirshmëri për të dhënë ide dhe përgjegjësinë për të vendosur sipas kontekstit të çdo situate.

CBS | Empowering Women in the Workplace

Fuqizimi i Gruas në Karrierë

CBS mbështet krijimin e një mjedisi dhe mundësive që fuqizojnë gruan. Mbi 50% e ekipit të CBS është i përbërë nga vajza dhe gra në karrierë të përfshira në role drejtuese.

CBS | Diversity and Inclusion

Gjithëpërfshirja dhe diversiteti

Punonjësit e CBS gjatë performancës së tyre profesionale nuk tregojnë preferencë apo diskriminim ndaj askujt, për asnjë arsye. Ekipi i CBS është gjithëpërfshirës dhe i dedikuar në komunikim me klientët dhe partnerët.

CBS | Confidentiality and Data Protection

Ruajtja e të dhënave dhe konfidencialiteti

Informacioni personal i klientëve apo partnerëve, si dhe dokumentat e CBS trajtohen si konfidenciale në çdo kohë. Punonjësit nuk mund të shpërndajnë jashtë kompanisë informacione të cilësuara si konfidenciale apo korrespondencën e brendshme me palët e treta.

CBS | Conflict of interest

Konflikti i Interesit

Secili anëtar i ekipit të CBS është i detyruar të parandalojë dhe të mos përfshihet në asnjë formë të konfliktit të interesit mes detyrave të ngarkuara nga kompania dhe interesit të tij privat.

Next Identiteti i CBS

Kontakto