| |

Vlerat Tona

Në CBS, pasioni për të krijuar arritje të suksesshme dhe zhvillim të qendrueshëm është i përbërë nga vlera dhe principe që nisin me strukturën e kompanisë, funksionet dhe shërbimet.

CBS punon fort për të përmbushur misionin dhe vizionin e saj.

Në këto shtatë vite, përmes shërbimeve të saj të konsulencës CBS mundësoi 88 milion dollarë akses në financim, 43 milion dollarë investime të reja dhe 2,500 vende të reja pune.
Ne vlerësojmë me përgjegjësi të lartë besimin e partnerëve dhe klientëve duke vendosur shërbimin ndaj tyre në fokus të prioriteteve, për të cilat CBS është e përkushtuar:

  • Të vendosë standarde të larta profesionale dhe shërbime cilësore me përfitime të matshme
  • Të ndërtojë partneritete të besueshme duke punuar me integritet, ndershmëri dhe transparencë
  • Të respektojë dhe trajtojë në mënyrë të barabartë klientët dhe partnerët e saj
  • Të aplikojë apo përshtasë modele të reja që sjellin zgjidhje sipas trendeve globale
  • Të mprehtësojë aftësitë dhe kualifikimet e stafit për më shumë cilësi profesionale

Vizioni Ynë

Ndikim në zhvillimin ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor
Vizioni i CBS është që në dekadat e ardhshme të zgjerohet dhe të njihet, si një kompani solide me ndikim në zhvillimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor që krijon zgjidhje inovative dhe lehtëson rritje për gamën më të gjerë të sipërmarrjeve në gjithë rajonin.

Next Ekipi Ynë

Kontakto