"Bankierë në Karrierë, Zhvillues të Projekteve, Krijues të Produkteve Teknike Financiare, Ekspertë të Platformave Digjitale, Komunikimit dhe Marketingut"
Drejtor Ekzekutiv
Enio Jaço është sipërmarrës me përvojë të thellë profesionale 20 vjeçare, në SHBA, Azinë Qendrore dhe Ballkanin Perëndimor. Ai është i specializuar në zhvillimin ekonomik dhe rritjen e ndërmarrjeve. Në vitin 2019, ai u zgjodh President i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, ku punoi me komunitetin e biznesit, qeverinë dhe partnerët ndërkombëtarë për të përmirësuar klimën e biznesit në Shqipëri. Enio është themeluesi dhe CEO i Creative Business Solutions (CBS), një kompani udhëheqëse për konsulencë dhe zhvillim ekonomik të biznesit me ekspertizë në shërbimet financiare dhe modernizimin e investimeve. Klientët kryesorë përfshijnë donatorë si USAID, Bashkimi Evropian, Banka Botërore dhe BERZH.
Drejtor Ekzekutiv
Menaxhere, Financë & Administratë
Diana Stavre është menaxhere finance dhe administrate me mbi 14 vjet përvojë. Ajo ka eksperiencë në financë dhe kontabilitet, si në sektorin e organiztatave jofitimprurëse, ashtu edhe në ato tregtare. Ekspertiza e Dianës fokusohet në menaxhimin e projekteve të mëdha, mbikëqyrjen e proceseve financiare dhe sigurimin e pajtueshmërisë me buxhetet dhe raportet e kompanisë. Në CBS, Diana menacxhon kontabilitetin e programeve dhe projekteve, duke ndjekur me përpikëri buxhetet dhe duke ofruar parashikime dhe rishikime të sakta për to. Diana ofron suport për projektet ndërkombëtare me shumë partnerë, duke përmbushur kërkesat e donatorëve. Përvoja e saj përfshin punën me institucionet kryesore donatore si Bashkimi Evropian (BE) dhe Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), duke siguruar përputhjen me udhëzimet e tyre specifike të financimit. Diana Stavre ka një diplomë Master në Administrim Biznesi nga Universiteti i Tiranës.
Menaxhere, Financë & Administratë
Konsulent i Lartë Bankar
Serge Guay është një bankier Kanadez me mbi 37 vite përvojë në bankat tregtare dhe ato me pakicë në Kanada dhe tregjet ndërkombëtare ku ka punuar si drejtor ekzekutiv në të dy këto tregje. Serge gjithashtu ka punuar për zhvillimin e biznesit të vogël pranë Grupit Bankar Ndërkombëtar "Raiffeisen" me seli në Vjenë. Përveç përfshirjes së tij aktuale me CBS, Serge vazhdon të shërbejë si Konsulent i Lartë Bankar i SME-ve për IFC - Banka Botërore, së cilës iu bashkua në vitin 2016. Serge është i përfshirë në projekte të shumta që mbështesin bankat në Evropën Qëndrore-Lindore, Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën Latine. Fushat e tij të ekspertizës përfshijnë modelimin e biznesit, strategjinë e kanalit, shitjet, produktet, përvojën e klientit si dhe trajnimet.
Konsulent i Lartë Bankar
Menaxhere PR dhe Marketing
Blerina Toslluku është gazetare me eksperiencë 13 vjeçare në fushën e Komunikimit, PR dhe Marketingut. Blerina është Menaxhere për Marrëdhëniet me Publikun dhe Marketingun pranë Creative Business Solutions (CBS). Ajo është përgjegjëse për ndërtimin e strategjive të komunikimit dhe linjat e politikave promovuese të kompanisë, duke kuptuar nevojat e tregut dhe të klientëve tanë. Blerina drejton Departamentin e Komunikimit dhe Marketingut duke punuar ngushtë me të gjithë ekipet pranë CBS për të identifikuar trendet që lehtësojnë vendimet e bashkëpuntorëve tanë. Karriera e saj ka nisur si gazetare në shtypin e shkruar shqiptar, gjatë studimeve të gazetarisë, Fakulteti Histori-Filologji pranë Universitetit të Tiranës. Blerina ka bashkëpunuar në projekte zhvillimore lokale të Bankës Botërore, organizatës Save the Children, KfW (Bankës Gjermane për Zhvillim), GIZ Albania etj.
Menaxhere PR dhe Marketing
Konsulente për Zhvillimin e Bizneseve
Pranvera është një konsulente biznesi në CBS me njohuri financiare dhe ekspertizë në zgjerimin e biznesit dhe inovacion. Pranvera këshillon klientët e saj në lidhje me mundësitë e investimit, strategjitë e hyrjes në tregje të reja, si dhe skemat e granteve apo procedurat e aplikimit për kredi. Ajo është gjithashtu përgjegjëse për konceptimin e shërbimeve të reja të konsulencës dhe zgjidhjeve alternative të financimit për sipërmarrjet. Ajo kaloi me sukses provimin e parë të CFA dhe është kandidate për provimin e dytë të CFA. Pranvera u diplomua me Summa Cum Laude nga SUNY Empire State College USA dhe Universiteti i New York Tirana në nivelin e studimit Bachelor dhe Master në Financë dhe Kontabilitet.
Konsulente për Zhvillimin e Bizneseve
Menaxher për Zhvillimin e Agrobiznesit
Kamber Kasollari është këshilltar financiar me një eksperiencë mbi 15 vjeçare në sektorin bankar. Kamberi është i specializuar në krijimin e produkteve të reja financiare, zhvillimin dhe ngritjen e strukturave bankare për zhvillimin e agrobizneseve. Pranë CBS si pjesë e ekipit të Agrobiznesit dhe Sipërmarrjes, ai mbulon procesin e kreditimit, monitorimit dhe kujdesin ndaj klientëve duke asistuar në implementimin e kartave teknologjike, përgatitjen e analizave financiare dhe menaxhimin e projekteve kryesisht në fushën e agrobiznesit. Aktualisht në kompani mban rolin e Menaxherit për Zhvillimin e Agrobiznesve, ku është përgjegjës për zhvillimin dhe zgjerimin e portofolit të klientëve, përgatitjen e stategjive të financimit për sipërmarrjet, agrobizneset dhe agroturizmin. Gjatë periudhës në CBS ka bashkëpunuar me insitucione dhe organizata si AZHBR, USAID, GIZ, EBRD, GFA, Risi Albania, RCFG për zhvillimin dhe hartimin e projekteve të përbashkëta për rritjen e financimit në vend, përmes granteve, planeve të biznesit, planeve studimore etj.
Menaxher për Zhvillimin e Agrobiznesit
Eksperte Kontabiliteti
Ela Muka është kontabiliste me një përvojë 5 vjeçare ne raportim financiar dhe konsulence fiskale. Ela iu bashkua Departamentit të Financës të CBS në vitin 2019, ku është përgjegjëse për menaxhimin e raportimit financiar dhe të auditimit, përgatitjen e raportimeve te brendshme te kompanise, analizën e kostove, pasqyrave të të ardhurave dhe shpenzimeve e raporteve të tjera të kërkuara. Në CBS koordinon përgatitjen dhe shpërndarjen e informacionit të menaxhimit financiar për projekte dhe departamente të kompanisë. Ajo është kualifikuar për zbatimin e marrevëshjeve ndërkombëtare për shmangien e taksimit të dyfishtë. Ela është diplomuar për Financë në Universitetin e Tiranës, ka një diplomë Master në Financë dhe mban titullin Eksperte Fiskale nga Instituti i Ekspertëve Fiskalë.
Eksperte Kontabiliteti
Menaxher, Zhvillimin e Bizneseve dhe Projekteve
Ergent Pire është një konsulent biznesi dhe profesionist i menaxhimit të projekteve me ekspertizë në shërbimet e konsulencës dhe projektet e zhvillimit ekonomik. Ai ka mbi një dekadë përvojë në menaxhimin financiar, konsulencë dhe projekte kërkimore dhe zhvillimore të financuara nga donatorë si USAID, BE, FAO, GIZ dhe SDC. Në CBS, Ergent nisi punën si Konsulent i Lartë Biznesi, duke zgjeruar portofolin e klientëve të agrobiznesit dhe duke udhëhequr projekte të lidhura me bujqësinë. Tre vjet më vonë, ai u promovua si Menaxher i Shërbimeve të Agrobiznesit, duke formuar qëllimet e zhvillimit dhe strategjitë e rritjes për SME-të dhe agrobizneset. Aktualisht, si Menaxher i Zhvillimit të Biznesit dhe Projekteve, Ergent identifikon mundësi të reja, krijon aleanca dhe zhvillon dhe zbaton projekte strategjike. Ai bashkëpunon ngushtë me Agrobiznesin dhe ekipin më të gjerë të CBS për të siguruar arritjen e suksesshme të objektivave të biznesit përmes Objektivave SMART dhe Rezultateve Kryesore. Ergenti ka një diplomë master në Financë dhe Kontabilitet nga Universiteti Bujqësor i Tiranës.
Menaxher, Zhvillimin e Bizneseve dhe Projekteve
Konsulent për Standardet e Cilësisë
Lulëzim Kadiasi është pjesë e CBS që prej vitit 2014 dhe aktualisht mban rolin e Konsulentit të Lartë për Standartet e Cilësisë. Ai ofron asistencë teknike pranë CBS për fermat bujqësore, grupet e prodhuesve dhe kompanitë e agrobiznesit për zbatimin e standardeve të sigurisë dhe cilësisë. Ka një përvojë 9 vjeçare në hartimin e planeve të biznesit, hartimin dhe zbatimin e produkteve të financimit përmes granteve dhe huave, dhënien e rekomandimeve për përmirësimin e teknologjive të aplikuara në bizneset bujqësore dhe agro-përpunuese. Puna e tij lidhet me identifikimin, testimin, përshtatjen dhe futjen e teknologjive të reja në praktikat bujqësore të vendit. Lulëzimi është diplomuar për Agrikulturë në Universitetin e Tiranës, mban titullin Teknolog Ushqimor dhe ka një eksperiencë ndërkombëtare në ofrimin e ndihmës për organizatat e fermerëve për të forcuar kapacitetet e tyre në zhvillimin dhe menaxhimin e Shoqërive të Bashkëpunimit Bujqësor.
Konsulent për Standardet e Cilësisë
Përgjegjëse për Zhvillimin dhe Implementimin e Projekteve
Enxhi Lipa është përgjegjëse për zhvillimin dhe implementimin e projekteve pranë departamentit të biznesit dhe projektve në CBS. Së fundi, ajo i është bashkuar ekipit të CBS pas një eksperience profesionale 6 vjeçare në organizatat e shoqërisë civile brenda dhe jashtë vendit. Enxhi kryen studime dhe hulumtime sipas nevojave të CBS, shkruan dhe përgatit paketën e plotë të projekt propozimeve, asiston implementimin e aktiviteteve si dhe harton raportet përshkruese mbi progresin e projekteve. Ajo zotëron diplomë bachelor në Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare si dhe master në Hartim dhe Menaxhim Projektesh.
Përgjegjëse për Zhvillimin dhe Implementimin e Projekteve
Konsulent Biznesi
Xhelson Mesi është diplomuar në Menaxhim Biznesi nga Universiteti i Tiranës me një përvojë dy vjeçare si agjent i shitjeve direkte, i specializuar në monitorimin, trajnimin e stafit dhe shërbimin ndaj klientëve. Ai ka aftësi të avancuara në fushën e shitjes dhe marketingut, dhe njeh mirë taktikat për të arritur rezultate të suksesshme në këtë drejtim. Në CBS, Xhelson ka rolin e Konsulentit të Biznesit, i cili ka përgjegjësi për të ofruar këshillim dhe ndihmë të specializuar për sipërmarrjet në fushën e investimeve, strategjive të hyrjes në tregje të reja. Puna e tij si Konsulent Biznesi lidhet ngushtë me departamentin e Agrobiznesit dhe Financimit pranë CBS. Ai ofron këshillim për mënyrat e përmirësimit të performancës së biznesit, zgjerimit të tregut dhe identifikimit të mundësive të reja për investime, këshillim dhe ndihmë për procedurat e aplikimit për grante dhe kredi. Me një eksperiencë 3 vjeçare në këtë sektor njeh detajet e nevojshme për të paraqitur aplikime të suksesshme dhe ofron udhëzime të hollësishme për klientët që të pëfitojnë fondet dhe burimet financiare në dispozicion.
Konsulent Biznesi
Specialiste Biznesi
Klea Gjoka është Specialiste Biznesi në Departamentin e Agrobiznesit, ajo është diplomuar me MSC në Ekonomi dhe Politika për Zhvillimin Rural në Universitetin Bujqësor të Tiranës në vitin 2020. Klea ka katër vite përvojë në ofrimin e mbështetjes teknike për bizneset në teknologjitë e reja, zhvillimin e biznesit, planeve dhe ngritjes së kapitalit nëpërmjet kanaleve tradicionale dhe alternative. E specializuar në selektimin dhe menaxhimin e granteve gjatë eksperiencës së saj si pjesë e ekipit të startup-eve për mbështetjen dhe lehtësimin e tyre në aksesin në grante. Klea është përgjegjëse për menaxhimin e sistemeve të brendshme, mbajtjen e krijimin e të dhënave, shkrimin dhe përgatitjen e analizave financiare, plane biznesi dhe studime fizibiliteti bazuar në nevojat e klientëve tanë.
Specialiste Biznesi
Ekspert i Komunikimit dhe Marketingut
Ana Brahaj është eksperte komunikimi pranë departamentit të marketingut në CBS. Prej katër vitesh përgjegjëse për krijimin e editorialit dhe përmbajtjeve krijuese në portalin AgroWeb, IntoAlbania dhe bashkëpunime të kompanisë me klientë. Ana mbulon menaxhimin e platformave online, krijimin e editimin e artikujve dhe materialeve multimediale, krijimin dhe koordinimin e materialeve promovuese për klientë të jashtëm si dhe krijimin e strategjive të komunikimit, me fokus marketimin dhe rritjen e prezencës së platformave të medias në treg. Bashkëpunimi aktiv me CBS nisi me eksperiencën e suksesshme si praktikante në Gazetarinë Online, pas përfundimit të studimeve shkencore në degën e “Komunikimit Ndërkulturor” pranë Universitetit të Tiranës.
Ekspert i Komunikimit dhe Marketingut
Dizajner Grafik
Ermal Shehu prej 3 vitesh është pjesë e ekipit të Marketingut të CBS si Dizajner Grafik. Në këtë pozicion detyra e tij kryesore është të krijojë materiale multimediale për CBS dhe produktet e kompanisë si përmbajtje vizuale, katalogë, krijimi i dizajneve dhe prezantimeve të reja, broshura, katalogë, prodhim video etj. Ai ka një përvojë 9 vjeçare në industrinë e dizajnit ku disa nga krijimet e tij përfshinin prodhime video dhe audio. Ermali ka një njohuri të gjerë në editimin e programeve që i lehtësojnë detyrat e tij të përditshme.
Dizajner Grafik
Krijuese Përmbajtjeje
Tesi Kerenxhi është krijuese përmbajtjeje e cila iu bashkua ekipit në CBS në 2020. Aktualisht roli i saj në këtë kompani është i lidhur ngushtë me portalin AgroWeb dhe IntoAlbania, por edhe me departamentin e marketingut. Tesi asiston në kërkimin dhe trajtimin e tematikave të cilat përputhen me linjën editoriale të portalit informativ. Ajo gjithashtu asiston në menaxhimin e rrjteve sociale të AgroWeb dhe InatoAlbania duke mundësuar ecurinë e publikimit të përmbajtjes së shkruar dhe asaj multimediale. Tesi ka trajnime të shumta lidhur me aftësimin e njohurive kreative si fotografia, piktura dhe dizajn.
Krijuese Përmbajtjeje
Dizajner Grafik
Andi Berdica është Dizajner Grafik pranë departamentit të Marketingut në CBS prej një viti. Puna e tij është e lidhur ngushtë me portalin AgroWeb dhe IntoAlbania në krijimin e materialeve promovuese multimediale per rrjete sociale dhe web. Prej 7 vitesh Andi ka punuar me krijimin e botimeve te shtypit dhe ktijimin materialeve vizuale online, ndersa gjate 3 viteve te fundit fokusi i tij eshte i orientuar ne dizajnin dhe marketingun digjital.
Dizajner Grafik
Koordinatore Ekzekutive
Deni Çomora ka nisur karrierën e saj në CBS në Prill 2022 si pjesë e ekipit të Marketingut. Deni ka pasur një rrugëtim të ndryshëm brenda kompnisë, fillimisht si pjseseduke shërbyer fillimisht si e Krijuese e Përmbajtjes dhe Menaxhim i Rrjeteve Sociale për portalin AgroWeb e më pas në rolin e Koordinatores Ekzekutive në CBS. Deni menaxhon oraret, koordinon takimet e ekzekutivit dhe mbikëqyr projektet, duke shfaqur aftësitë e saj në kryerjen dhe menaxhimin efektiv të shumë detyrave. Duke vepruar si një ndërlidhëse midis drejtuesve të nivelit të lartë dhe stafit, Deni ndërton marrëdhënie të forta profesionale dhe inkurajon bashkëpunimin midis departamenteve. Deni ka një diplomë në Inxhinieri Agro-Mjedisore dhe Ekologji, duke sjellë një përzierje unike të ekspertizës teknike dhe kreativitetit në punën e saj.
Koordinatore Ekzekutive