Praktika Ndërkombëtare për
Sigurinë Ushqimore në Shqipëri
"Mbështetje për standartet e sigurisë ushqimore, veterinarisë dhe fitosanitare" në Shqipëri" është një projekt 4-vjeçar i financuar nga Bashkimi Evropian me 5 milonë euro. Projekti zbatohet nga Autoriteti i Sigurisë Ushqimore i Irlandës në partneritet me Autoritetin e Ushqimit të Finlandës, Departamentin e Bujqësisë, Ushqimit dhe Marinës të Irlandës, si dhe Creative Business Solutions në Shqipëri. Projekti për Siguri Ushqimore synon të forcojë më tej kornizën ligjore, organizimin, aftësinë e zbatimit dhe procedurat për të siguruar mbrojtjen e shëndetit të njerëzve, kafshëve dhe bimëve në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe me afrimin e Shqipërisë me legjislacionin e BE-së.
Objektivi i Përgjithshëm i këtij projekti është ngritja e kapaciteteve institucionale dhe administrative në përputhje me axhendën e reformës për administratën publike për të siguruar një mbrojtje të përmirësuar të shëndetit të njeriut, kafshëve dhe bimëve. Ofrimi i mbështetjes për konkurencën në industrinë e agro-ushqimit; Zgjerimi i mekanizmave për mbrojtjen mjedisore dhe lehtësimin e progresit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.’ Objektivat Specifike: ‘Cilësia e lartë dhe siguria ushqimore do të ofrohet në treg falë zbatimit të sigurisë së përforcuar ushqimore, standardeve të larta fitosanitare dhe të shëndetit veterinar, bazuar në përafrimin ligjor me të drejtat dhe bazën ligjore në fuqi të Bashkimit Evropian; Përpilimi i rregulloreve efikase, analizave të rrezikut, angazhimit më të madh me prodhuesit, konsumatorët dhe operatorët e biznesit të ushqimit, të cilat do të ofrohen nëpërmjet një sistemi administrimi me një performancë të lartë,të strukturuar mirë dhe të pasur në burime’
Kapacitetet Organizative dhe Burimet Njerëzore
‘Garantimi i një sistemi të organizuar mirë nga pikëpamja administrative, me një strukturë të përshtatshme e të pajisur me burimet e duhura me kapacitete të larta për adoptimin, integrimin dhe zbatimin e bazës ligjore dhe standardeve të BE-së për sigurinë ushqimore fitosanitare dhe veterinarinë.’
Rritja e Ndërgjegjësimit mbi Sigurinë Ushqimore
‘Prodhuesit, konsumatorët dhe operatorët e biznesit të ushqimit do të jenë në gjendje të demonstrojnë nivele të larta njohurish dhe ndërgjegjësimi në lidhje me sigurinë dhe cilësinë ushqimore. Ata do të angazhohen më shumë me politikëbërësit dhe do të jenë më të informuar mbi legjislacionin ushqimor, të drejtat, rolet dhe përgjegjësit e tyre.’
Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Autoriteti i Sigurisë Ushqimore të Irlandës në partneritet me Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Flotës Detare të Irlandës, Autoritetin Finlandez të Ushqimit dhe Creative Business Solutions (CBS), Albania.