| |

SPS Albania

Zhvillimi i sektorit privat duke mundësuar akses në financim dhe konkurrencë midis bizneseve.

Mjedis Konkurrues për

Zhvillimin e Sektorit Privat

Transformimi ekonomik i Shqipërisë gjatë dekadave të fundit ia ka dalë të ndërtojë mundësi dhe potenciale të mëdha për vendin. Megjithatë, modeli i rritjes së mëtejshme ekonomike duhet të përshtatet me realitetet e reja globale dhe lokale dhe të kalojë nga rritja e nxitur prej konsumit drejt rritjes që udhëhiqet nga investimet dhe eksportet.

SPS mbështet forcimin e rolit të sektorit privat në rritjen ekonomike të vendit. Për këtë arsye, SPS po nxit rritjen e aksesit në financim për sipërmarrjet duke përmirësuar konkurrueshmërinë e kompanive në një nga sektorët më të privuar të ekonomisë, Bujqësia. Projekti do të mundësojë një klimë të favorshme që nxit konkurrencën, investimet dhe marrëdhëniet tregtare përmes dialogut efektiv publik-privat, në përputhje me prioritetet e zhvillimit të vendit.

Akses në Financim dhe

Investime të Reja për SME-të

SPS lehtëson rritjen e investimeve dhe mundësive për eksport për sipërmarrje partnere të përzgjedhura. Duke krijuar mundësi të reja për investimet, një gamë e gjerë shërbimesh, nga planet e biznesit tek aksesi në financim po ofrohet për sipërmarrje të kualifikuara. Ato sipërmarrje që kanë potencial për t’u zgjeruar përmes shkëmbimeve tregtare po mbështeten me shërbimet e përgatitjes për eksport, deri tek licencimi dhe kërkesat e transportit. Për modernizmin e tij, sektori privat po asistohet me praktikat më të mira të biznesit ndërsa po nxitet lidhja e tyre me tregjet ndërkombëtare përmes platformave dhe mjeteve dixhitale.

Nxitja e Dialogut Privat-Publik,

me Impakt në Reformat Kyçe

Nëpërmjet këtij komponenti, SPS po lehtëson një dialog kuptimplotë dhe efektiv midis Qeverisë Shqiptare dhe sektorit privat, me qëllim arritjen e përmirësimeve me ndikim në klimën e biznesit. SPS po ofron asistencë teknike të strukturuar, të prioritizuar dhe fleksibël, trajnime dhe ndërhyrje për ngritjen e kapaciteteve në mënyrë që të forcojë rolin dhe kapacitetin e qeverisë, sektorit privat dhe palëve të tjera të interesuara. Një strategji e dorëzuar tek përfituesit kryesorë siguron që përpjekjet e PPD-së të jenë të qëndrueshme përtej aktivitetit të projektit.

Kontakto