Planifikim Strategjik
-
Strategjia e Zhvllimit të Bisnesit
-
Struktura Organizative
-
Analiza e Ekosistemit të Biznesit
-
Analiza e Portofolit, Segmentimi i Klientëve
-
Parashikim dhe Analize Financiare
Bankat dhe Institucionet financiare në ditët e sotme përballen me një presion në rritje, por në të njëjten kohë edhe me mundësi të reja - për të rikonceptuar modelet e operimit dhe për të përmirësuar biznesin dhe të ardhurat. Kushtet e tregut kërkojnë inovacion, zhvillimin e shërbimeve të optimizuara, përdorimin eficient të burimeve dhe perfromancë të lartë financiare. Modeli i shërbimeve të konsulencës në CBS kombinon ekspertizën e këshilluesve me eksiperiencë të gjatë bankare dhe financiare me metodat më inovative dhe teknologjitë e avancuara.
Në partneritet me StreetSmart Banking International, një konsorcium prej 5 bankierësh ndërkombëtarë, konsulentë profesionistë me përvojë të gjatë, CBS ka hartuar një qasje shumë praktike, pragmatike dhe të zgjuar ndaj konsulencës që i ofrohet bankave dhe Institicioneve Financiare. Objektivi ynë kryesor është të krijojmë një ndikim të menjëhershëm pozitiv për klientët tanë, duke siguruar qëndrueshmërinë e zgjidhjeve të propozuara.