Lajmet

CBS pjesë e panelit të jurisë të Iniciativës Globale për Sipërmarrje dhe Inovacion, Creative Business Cup Albania

Pjesëmarrësit në eventin e Creative Business Cup Albania

Creative Business Solutions ishte pjesë e panelit të jurisë të Creative Business Cup Albania, kampionati kombëtar organizuar nga Universiteti Marin Barleti dhe Oficina Tirana më 13 prill. Për herë të parë në Shqipëri, Creative Business Cup 2019, eventi global vjetor për sipermarrjen, mbështetur nga Qeveria Daneze, u zhvillua në Shqipëri permes partnerëve lokalë. 25 sipërmarrje ambicioze prezantuan idetë e tyre në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. Sipermarrjesit e rinj prezantuan para Jurisë idetë e biznesit mbi aplikacionet mobile, platformat tregtare online dhe produktet inovative të fokusuara në sektorë specifikë të tregut. Fituesi i konkursit u shpall Trinnity Wizz, një platformë marketingu dixhitale, e cila do ti bashkohet garës nderkombëtare finale të Creative Business Cup në Kopenhagen, Danimarkë, në Nëntor 2019 gjatë Javës së Sipërmarrjes Globale.

Znj. Liana Suleymanova, Drejtore e Zhvillimit të Biznesit në CBS si pjesë e panelit të jurisë

Ky event është iniciativa e rradhës e CBS për të nxitur zhvillimin e ekosistemit të start-upeve në Shqipëri, nëpërmjet partneritetit me inkubatorët dhe akseleratorët e biznesit. Si pionier i zgjidhjeve inovative në treg, CBS do të forcojë aftësitë inovative të start-upeve duke përmirësuar dhe sjellë benefite industrisë dhe shoqërisë. CBS do të nxisë rritjen ekonomike duke ofruar asistencë teknike dhe akses në financim në formën e instrumentave të kapitalit tek start-upet dhe SME-të Shqiptare nën programin zhvillimor SmartCapital. Ekipi i përkushtuar i CBS po studion portofolin e startup-eve dhe po harton një strategji konkrete të zhvillimit të këtij segmenti.

Përgjatë ceremonisë së shpërndarjes së cmimeve, fituesit e çmimit të parë Trinnity Wizz