SmartCapital është një Program për Rritjen Ekonomike që lehtëson Financimin e Sipërmarrësve si dhe u ofron atyre zgjidhje përmes Teknologjive të Inovacionit

SmartCapital është një Program për Rritjen Ekonomike që lehtëson Financimin e Sipërmarrësve si dhe u ofron atyre zgjidhje përmes Teknologjive të Inovacionit

SmartCapital shpërbën disa prej pengesave tradicionale që hasin sipërmarrjet e vogla dhe të mesme duke u dhënë sipërmarrësve mundësi në financime dhe u ofron atyre zgjidhje përmes Teknologjive të Inovacionit. Ky program 5 vjeçar nisi në Shtator të vitit 2016 dhe pritet të gjenerojë 33 milion dollarë investime të reja në ekonominë shqiptare. SmartCapital pritet të lehtësojë financimin e 22 milionë dollarëve dhe në krijimin e 1500 vendeve të reja pune.

SmartCapital zbatohet nga CBS nëpërmjet 4 shërbimeve të veçanta:

Komponenti 1 Financim për SME-të dhe Bashkitë

Shërbimet për agrobizneset do të ofrohen nga një ekip profesionistësh dhe këshilltarësh biznesi në 4 zona të ndryshme në Tiranë, Korçë, Fier dhe Peshkopi

Qasja në financim mbetet një sfidë e rëndësishme për Shqipërinë. Ndonëse ka shumë pengesa për thithjen e fondeve, mungesa e kapaciteteve të SME-ve ose Bashkive për të aplikuar për fondet në dispozicion është gjithashtu një pengesë kryesore. Qëllimi i këtij komponenti është të facilitojë një varg opsionesh financimi, duke përmirësuar kapacitetet absorbuese të përfituesit. Ky ekip do të bashkëpunojë ngushtë me agrobizneset për të përmirësuar kapacitetet e tyre teknike dhe sipërmarrëse, duke rritur financimet dhe zbatuar investimet. Grantet e investimeve, përfshirë AZHBR, IPARD, SARED dhe të tjerë të financuar nga Bashkimi Evropian janë bërë tërheqës për agrobizneset por mbeten të vështira për tu fituar për shkak të kërkesave komplekse. CBS punon ngushtë me sipërmarrësit për të arritur investime dhe financime duke përfshirë një varg opsionesh tradicionale nga sektori bankar, duke përmirësuar kapacitetet absorbuese të përfituesit. CBS do të mbështesë komunat partnere me qasje në financa nga instrumentet e disponueshme për qeveritë lokale si dhe do të zbatojë projekte me fokus lokal të zhvillimit rajonal, rural dhe ekonomik.

VËSHTRIM MË I AFËRT
Shërbimet e CBS për Agrobiznesin

Komponenti 2 Zhvillimi dhe Rritja e Teknologjisë Financiare Inovative dhe Platformave Tregtare

CBS beson fort se përdorimi I teknologjisë innovative do të përshpejtojë tregtinë dhe financimet për sipërmarrësit

Duke marrë frymëzim nga përvoja e suksesshme e LORES, AGIS dhe Agroweb, CBS nëpërmjet SmartCapital, do të vazhdojë të zhvillojë produkte inovatore që ndërthurin teknologjinë me tregtinë dhe financimet. LORES, si pjesë e këtij programi, do të zgjerohet nëpërmjet produkteve të financimit jo-Agro dhe duke mundesuar referimin e kredive permes agjenteve te jashtem. AgroTrade është një platformë inovative e dedikuar lehtesimit te tregtise mes prodhuesve vendas me blerësit rajonalë dhe ndërkombëtarë nëpërmjet procedurave të integruara duke ulur ndjeshem kohën dhe kostot e procesit.

VËSHTRIM MË I AFËRT
Mësoni më shumë mbi Produktet Teknologjike të CBS
Video AGIS
Video LORES
Video AGROWEB

Komponenti 3 Shërbime Gjithëpërfshirëse për Zhvillimin e Bizneseve

NVM-të janë shpesh në kërkim të shërbimeve thelbësore për të mbështetur rritjen e tyre, por ndihma që ofrohet në treg është e kufizuar

CBS është në një marrëdhënie aktive me mbi 450 klientë, të cilët mund të kenë nevojë për një ekspertizë më të specializuar ndaj rritjes së tyre në treg. Shërbimet e ofruara përfshijnë: Plane Biznesi, Marketing, Çertifikime për sigurinë ushqimore dhe shërbime për përgatitjen e bizneseve për eksport. SME-të do të ndihmohen për të marrë certifikimin OriginAL të Brand Albania-markë kombëtare ombrellë për produkte autentike 100% agro-ushqimore shqiptare. Këto shërbime janë të përshtatura sipas nevojës së çdo klienti dhe të projektuara për të ndikuar menjëherë në rritjen afatgjatë ekonomike.

Komponenti 4 Promovimi i përmirësimit të klimës të biznesit për SME-të

Partneriteti Publik Privat është kyç për Zhvillimin Ekonomik Lokal

Përmes këtij komponenti, CBS do të lehtësojë dialogun midis sektorit publik dhe privat me një fokus në përmirësimin e politikave në mbështetje të integrimit Euroatlantik të tregjeve private. SmartCapital do të krijojë një koalicion të përhershëm që do të veprojë si një mjet lobues për çështje legjislative dhe rregullatore në përputhje me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Koalicioni privat publik do të promovojë zhvillimin ekonomik lokal dhe përmirësimin e klimes të biznesit.

Programi është financuar nga USAID dhe implementohet nga CBS (Creative Business Solutions)