Standartet Bujqësore dhe Çertifikimet, Ndërtimi i Kapaciteteve Mbi Përthithjen e Financimit dhe Strategjitë e Marketingut në Mbështetjen e Zhvillimit Ekonomik dhe Tregtisë

Standartet Bujqësore dhe Çertifikimet, Ndërtimi i Kapaciteteve Mbi Përthithjen e Financimit dhe Strategjitë e Marketingut në Mbështetjen e Zhvillimit Ekonomik dhe Tregtisë

Projekti dy-vjeçar zhvillimor i financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programit Ndërkufitar midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në kuadër të Instrumentit IPA II 2014 - 2015. 

Partnerët Implementues

Partneriteti strategjik udhëhiqet nga Creative Business Solutions dhe partnerët zbatues Komuna e Debar dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

 

Nga e majta në të djathtë, qyteti i Peshkopisë, Shqipëri dhe Komuna Debar, Maqedoni

Shtrirja gjeografike e Projektit: Diber - Shqiperi dhe Debar-Maqedoni e Veriut

Misioni i projektit: Forcimi i kapaciteteve prodhuese të NVM-ve bujqësore dhe qasja në tregjet evropiane nëpërmjet certifikimit të standardeve të sigurisë ushqimore, ngritjes së kapaciteteve për absorbimin e fondeve te BE-së, si dhe zhvillimin e strategjive të marketingut. Projekti po zbaton një zgjidhje gjithëpërfshirëse duke kombinuar ekspertizën teknike dhe praktike për një impakt të gjatë dhe të qëndrueshëm të projektit.

Objektivat specifike: Certifikimi i prodhuesve dhe përpunuesve të Mishit dhe Qumështit, Fruta & Arrore dhe Bimët Medicinale dhe Aromatike me çertifikime ndërkombëtare të Standarteve te Sigurisë Ushqimore, nxitja e tregtisë në tregjet e BE-së dhe rritja e produktivitetit nëpërmjet rritjes së kapaciteteve dhe menaxhimit të prodhimit të brendshëm.

Eventi Hapës i projektit të financuar nga Bashkimi Europian i cili promovon rritjen ekonomike në zonën e Peshkopisë dhe të Dibrës së Madhe.

Komponenti / Aktiviteti 1
Certifikimi i agrobizneseve dhe sigurimi i trajnimeve të personalizuara me qëllim rritjen e ndergjegjesimit mbi rëndësinë e certifikimit.

Trajnime të dedikuara do t'u ofrohen agrobizneseve për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e standardeve kryesore dhe certifikimeve si dhe asistencë të mëtejshme për zbatimin e 4 standardeve kryesore të njohura ndërkombëtarisht duke përfshirë GlobalG.A.P, HACCP, ISO22000 dhe Organic. Rritja e ndërgjegjësimit të agrobizneseve mbi standardet përkatëse të aplikuara për aktivitete të ndryshme bujqësore do të ndikojë ndjeshëm në përmirësimin e cilësisë së produkteve bujqësore, duke gjeneruar kështu të ardhura nga shitjet. Përmbushja e standardeve dhe kërkesave minimale kombëtare dhe evropiane do të lehtësojë penetrimin e produkteve rajonale në tregjet ndërkombëtare.
• Trajnime të përshtatura për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e standarteve dhe certifikimeve kryesore mbi sigurinë ushqimore;
• Asistimi i agrobizneseve për të qenë në pajtim me standardet dhe certifikimet kryesore të bujqësisë;
• Implementimi i Certifikimeve të Standardeve të Sigurisë Ushqimore;
• Certifikimi i agrobizneseve nëpërmjet 4 certifikatave të sigurisë ushqimore të pranuara ndërkombëtarisht.

Vështrim më i afërt: Lexo më shumë mbi Eventin Lançues të kesaj Iniciative Europiane dhe Historive të suksesit të agrobizneseve të çertifikuara

Trajnimi i specializuar me lektorë ndërkombëtarë i cili kishte si qëllim rritjen e nivelit të ndërgjegjësimit të agrobizneseve të Rajonit të Dibrës.

Komponenti 2
Përgatitja e paketave të aplikimit per grante të kombinuara me trajnimet për zhvillimin e kapaciteteve, ofruar agrobiznesit për të rritur kapacitetin e absorbimit të fondeve.

Intervenimi i projektit do të lehtësojë absorbimin e granteve si dhe njohuritë dhe ndërgjegjësimin e agrobizneseve në lidhje me kërkesat dhe kriteret e pranueshme të programeve financuese te donatoreve dhe fondeve përkatëse të qeverisë. Ndërhyrja konsiston në dy faza: a) trajnime intensive të agrobiznesit për aktivitetet bujqësore dhe kërkesat për plotësimin e planeve të biznesit dhe b) përgatitjen e aplikimeve të suksesshme përmes përgatitjes së planeve të biznesit avancuara te biznesit Kapitali i rëndësishëm financiar do të injektohet në agrobiznes nëpërmjet fondeve IPARD dhe skemës kombëtare.
• Trajnime të përshtatura për agrobizneset për mundësitë alternative te financimeve, duke përfshirë skemat e financimit kombëtar dhe ato te BE;
• Lehtësimi i procesit te dorëzimit te paketave të plota të aplikimit për grante për Agrobizneset ne menyre qe te absorbojne kapitalin dhe investimet e reja;

Vështrim më i afërt: Lexo më shumë mbi Seksionin e Trajnimit për thirrjen e parë të lançuar për fondet dhe Trajnimin mbi Financimet Alternative, Skemat e Programit IPARD për Gratë Sipërmarrëse të Dibrës

Moduli i trajnimeve “Financimet Alternative per Agrobiznesin“ prezantoi mundësinë e investimeve nëpërmjet skemave kombëtare mbështetëse për vitin 2018 të shpallura nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. 

Komponenti 3
Shërbime te Integruara Konsulence për Strategjitë e Marketingut duke përfshirë brandimin, etiketimin dhe promovimin e produkteve dixhitale.

Projekti do të pajisë agrobizneset përfitues me një strategji marketingu të personalizuar. Ndërhyrjet që konsistojne ne zhvillimin e planeve marketing, promovimi përmes uebfaqeve të përmirësuara dhe kanaleve të mediave sociale do të ndërtojnë markat e produkteve dhe identitetet unike, duke bere te mundur dallimin e një produkti nga një tjetër. Asistenca teknike do të kontribuojë në një strategji afatgjatë të eksportit për stimulimin e rritjes së eksporteve të produkteve në tregun ndërkombëtar, rritjen e shitjeve dhe hapjen e tregjeve të BE-së për prodhuesit shqiptarë të ushqimit.

• Pajisja me nje strategji marketing unike per cdo produkt; 
• Etiketimi dhe promovimi i produkteve;
• Ndërtimi i Identitetit të Markave Unike të Agrobizneseve;
• B2B / Panairi i Tregtisë për të lidhur Agrobizneset me tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare.

 

Një nga qëllimet kryesore të këtij seminari ishte përmirësimi i kapaciteteve lokale duke përfshirë stafin e bizneseve dhe njohuritë e ekspertëve lokalë

Impakti i Projektit

90 agrobiznese ofruar trajnime të përshtatura për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e standarteve kryesore të sigurisë ushqimore dhe certifikimeve;
20 agrobiznese te certifikuara përmes katër certifikatimeve - GlobalG.A.P, HACCP, ISO22000, Organic. Deri në 15% të numrit të agrobizneseve te certifikuara do te menaxhohen nga gratë;
180 Agrobiznese të trajnuar për rritur ndërgjegjësimin për mundësitë e investimeve në Grant dhe Alternativa Financuese dhe për të rritur aftësitë absorbuese;
15 Agrobiznese suportuar me hartim Plane Biznesi dhe dorëzimin e paketave të plotave te aplikimit;
20 Agrobizneset të ofruara me Shërbimet e Konsulencës së Integruar për Strategjitë e Marketingut duke përfshirë markimin, etiketimin dhe marketingun dixhital;
20 artikuj profesionalë të dedikuar në agroweb.org për të rritur visibilitetin mbi agrobizneset e certifikuara;
1 B2B / Panairi i Bujqësisë.


Cikli i Trajnimeve për Thirrjen e Parë në Skemat e Fondeve IPARD në Peshkopi dhe Dibër të Madhe, në Nëntor 2018

Kontakt
Znj. Fotjona Tace, Koordinatore e Projektit, fotjona.tace@cbs.al
Rr. Mustafa Matohiti Nr. IV, Kati i Tretë, Tiranë, Shqipëri
Facebook
Twitter
YouTube

Ky projekt është financuar nga Bashkimi Europian, implementimi udhëhiqet nga CBS (Creative Business Solutions) në partneritet me Komunën e Dibrës dhe Fondin Shqiptar të Zhvillimit