IntoAlbania – Turizmi Inovativ në Shqipëri

IntoAlbania – Turizmi Inovativ në Shqipëri

Misioni: Projekti synon promovimin e Shqipërisë në botë, ruajtjen e trashëgimisë së vendit përmes promovimit, reflektimit më së miri të identitetit aktual të tij, si dhe të ndihmojë ekonominë lokale përmes mundësive të reja të biznesit elektronik. Projekti kombinon konceptet e dixhitalizmit dhe origjinalitetit në një ndërhyrje të vetme.

IntoAlbania është një projekt mbi zhvillimin e turizmit i financuar nga USAID (Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar) dhe Sweden (Ambasada e Suedisë në Shqipëri). IntoAlbania.com ka kënaqësinë të bashkëpunojë me disa partnerë strategjikë zyrtarë si: Ministria e Kulturës e Shqipërisë dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë.

Programi 3-vjeçar i cili nisi në vitin 2017, pritet të gjenerojë rritje ekonomike prej 16.3 milionë dollarë, të sjellë mbi 60.000 vizitorë në vend dhe të krijojë 670 vende të reja pune.

IntoAlbania implementohet nga CBS përmes 3 komponentëve kryesorë:

Komponenti 1: Zhvillimi i IntoAlbania.com - Platformë Interneti dhe Aplikacion Smartphone për Turistët dhe lidhjen e tyre me Ekonominë Lokale

Platforma inovative shërben si një udhërrëfyes për Shqipërinë duke ofruar eksperienca unike frymëzuese për turistët. Platforma synon të përmirësojë ndjeshëm përvojën e turistit, duke prezantuar pika turistike dhe vende atraktive per t’u vizituar. Platforma e internetit dhe aplikacioni smartphone ofrojne informacion mbi destinacione autentike të përshtatura nga preferencat e përdoruesve dhe planifikimin e udhëtimeve. Aplikacioni i Smartphone - një udhëzues elektronik për turistet që tashmë ndodhen në Shqipëri i pajisur me teknologji të avancuara për të ofruar zgjidhje të shpejta.

Komponenti 2: Investimi, Përmirësimi dhe Zbatimi i një Teknologjie Moderne Dixhitale në Muzetë Kombëtarë

Ambjentet e brendshme të katedrales së Shën Marisë

Qëllimi i kësaj ndërhyrjeje është të ofrojë eksperienca unike në Muze përmes kombinimit të teknologjisë së avancuar dixhitale. Teknologjia do të jetë e para e këtij lloji në Shqipëri me audio giudë shumëgjuhëshe dhe lehtësi teknologjike të cilat do të ofrojnë një eksperiencë interaktive në muze. Muzetë të cilët do të përfitojnë nga shërbimi do të pëzgjidhen në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës.

Komponenti 3: Zbatimi i Modelit të 'Karakterit Mikpritës’ me Ofruesit e Zgjedhur të Mikpritjes

Villa Austria, dhomë gjumi pas restaurimit

"IntoAlbania" do të ofrojë asistencë teknike për bujtina, të cilët tashmë kanë përqafuar një koncept të tillë dhe janë të përgatitur të investojnë seriozisht në model. Asistenca teknike do të konsistojë në zhvillimin e konceptit të karakterit, dizajnit, shërbimit të mikpritjes, promovimit dhe komunikimit të vlerave autentike dhe të trashëgimisë. Qëllimi i kësaj ndërhyrjeje pilot është jo vetëm ruajtja e kulturës dhe traditës shqiptare, por dhe prezantimi i një modeli të mirë biznesi.
 

Financimi nga USAID dhe Mbretëria e Suedisë, implementimi nga CBS (Creative Business Solutions)