Brand Albania

Brand Albania

CBS po implementon projektin Brand Albania me qëllim krijimin e një marke kombëtare për prodhimet tipike shqiptare. Projekti synon të ofrojë asistencë teknike të drejtpërdrejtë sektorit privat, duke inkurajuar bashkëpunimin, përkrahjen dhe partneritetin publik-privat me institucionet qeveritare në krijimin e "Brand Albania", një ombrellë markash që promovon produkte cilësore shqiptare dhe iniciativa të lidhura me turizmin.

Misioni: Ky projekt ka si synim të zhvillojë konceptin e agro-turizmit duke promovuar karakteristikat unike të produkteve të përzgjedhura shqiptare, duke përdorur ato si "ambasadorë" të turizmit.

Struktura e projektit: Brand Albania ka krijuar një partneritet publik-privat për agro-turizmin për një dialog më efektiv në këto sektorë në nivel kombëtar, duke krijuar një Komitet Drejtues me përfshirjen e aktorëve kyç duke dhënë kontributin e tyre në pjesëmarrje dhe vendimmarrje. Komiteti Drejtues përbëhet nga përfaqësues të:

  • Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
  • Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit
  • Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit
  • Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale
  • Shoqatës Shqiptare të Turizmit
  • Universitetit Bujqësor të Tiranës
  • Ekspertja e produkteve autentike, Dhurata Thanasi-Daneri

Marka e produkteve për Brand Albania është krijuar dhe regjistruar nën emrin OriginAl me qëllim rritjen e cilësisë së produkteve, mundësive për eksport si dhe përmirësimin e mundësive për prodhuesit e vegjël dhe të mesëm vendas. Çaji i malit shqiptar i prodhuar nga Illyrian Pantheon dhe mjalti i gështenjës i prodhuar në Reç janë produktet e para autentike shqiptare të branduara me logon OriginAl duke u prezantuar edhe në Adventure Travel World Summit në Itali, në datat 15-18 tetor.

Çaji i malit dhe mjalti i gështenjës që mbajnë markën OriginAl nga Brand Albania

Brand Albania, në bashkëpunim me partnerë të tjerë, ka organizuar aktivitete në lidhje me ndërgjegjësimin dhe informimin me qëllim promovimin e produkteve cilësore vendase dhe iniciativave të lidhura me turizmin. Në Tiranë dhe në rajonin e Shkodrës janë zhvilluar një seri trajnimesh me tema si Gastronomia dhe Turizmi Rural, teknika promovuese permes shkrimit te artikujve mbi turizmin dhe marrëdhëniet me publikun, koncepti i agroturizmit në Shqipëri, zhvillimi i produktit dhe shërbimeve, mundësitë që ofron Shqipëria për zhvillimin e agroturizmit, etj.

Klikoni për më shumë informacion rreth Trajnimeve në 5 Agriturizme në rajonin e Shkodrës

Rezultatet e projektit:

  • Krijimi i një partneriteti publik-privat për agro-turizmin për një dialog më efektiv në sektorët në nivel kombëtar, duke përfshirë ngritjen e një Komiteti Drejtues me përfshirjen e aktorëve kyç në pjesëmarrje, vendimmarrje dhe udhëheqje
  • Krijimi dhe finalizimi i rrjetit të iniciativave, aktiviteteve, produkteve të ngjashme etj.
  • Krijimi i një marke kombëtare për promovimin e prodhimeve vendase cilësore, nxitjen e iniciativave të lidhura me turizmin, si dhe përmirësimin e mundësive për prodhuesit e vegjël dhe të mesëm vendas
  • Rritja e ndërgjegjësimit mbi domosdoshmërinë dhe përfitimet e standardeve dhe certifikimeve ndërkombëtare, duke rritur cilësinë e produkteve dhe mundësitë për eksport

Emri "OriginAL" u krijua dhe zhvillua nga EXINN Technology Centre; Logo u krijua nga DDB Albania.

Ky projekt financohet nga USAID, me mbështetjen e REG dhe implementohet nga CBS