Mbështetje për Sigurinë Ushqimore, Standardet Veterinare dhe Fitosanitare në Shqipëri

Mbështetje për Sigurinë Ushqimore, Standardet Veterinare dhe Fitosanitare në Shqipëri

Financuar nga: Bashkimi Evropian
Koordinator i Projektit: Autoriteti i Sigurisë Ushqimore në Irlandë
Bashkë-realizuesit: Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Flotës Detare të Irlandës, Autoriteti Finlandez i Ushqimit, Creative Business Solutions (CBS), Albania.
Fillimi i Zbatimit të Projektit: 14 Janar 2019
Periudha e Zbatimit: 48 Muaj

Buxheti i Projektit: Euro 5 Milion

Nga e majta në të djathtë - Z. David Butler, Drejtor i Institucionit te Sistemeve të Qëndrueshme Ushqimore Irlandë, Juha Pyykkö, Ambasadori i Finlandës në Shqipëri (jorezident), Samuli Virtanen, Sekretar i Shtetit, Ministria e Punëve të Jashtme te Finlandës, Bledi Çuçi, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural i Shqipërisë, Luigi Soreca, Ambasadori i BE në Shqipëri, Helen McEntee, Ministre e Shtetit e Çështjeve Evropiane të Irlandës, Pamela Byrne, Drejtoreshe Ekzekutive e Autoritetit të Sigurisë Ushqimore të Irlandës, Orla O'Hanrahan, Ambasador në Shqipëri (jorezident).

Objektivi i Përgjithshëm

‘Ngritja e kapaciteteve institucionale dhe administrative në përputhje me axhendën e reformës për administratën publike për të siguruar një mbrojtje të përmirësuar të shëndetit të njeriut, kafshëve dhe bimëve. Ofrimi i mbështetjes për konkurencën në industrinë e agro-ushqimit; Zgjerimi i mekanizmave për mbrojtjen mjedisore dhe lehtësimin e progresit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.’

Objektivat Specifike

‘Cilësia e lartë dhe siguria ushqimore do të ofrohet në treg falë zbatimit të sigurisë së përforcuar ushqimore, standardeve të larta fitosanitare dhe të shëndetit veterinar, bazuar në përafrimin ligjor me të drejtat dhe bazën ligjore në fuqi të Bashkimit Evropian; Përpilimi i rregulloreve efikase, analizave të rrezikut, angazhimit më të madh me prodhuesit, konsumatorët dhe operatorët e biznesit të ushqimit, të cilat do të ofrohen nëpërmjet një sistemi administrimi me një performancë të lartë,të strukturuar mirë dhe të pasur në burime’

Rezultati 1: Forcimi i Kapaciteteve Organizative dhe Burimeve Njerëzore.

‘Garantimi i një sistemi të organizuar mirë nga pikëpamja administrative, me një strukturë të përshtatshme e të pajisur me burimet e duhura me kapacitete të larta për adoptimin, integrimin dhe zbatimin e bazës ligjore dhe standardeve të BE-së për sigurinë ushqimore fitosanitare dhe veterinarinë.’

Rezultati 2: Aktivizimi dhe Zgjerimi i Ndërgjegjësimit dhe Komunikimit Publik mbi Sigurinë Ushqimore

‘Prodhuesit, konsumatorët dhe operatorët e biznesit të ushqimit do të jenë në gjendje të demonstrojnë nivele të larta njohurish dhe ndërgjegjësimi në lidhje me sigurinë dhe cilësinë ushqimore. Ata do të angazhohen më shumë me politikëbërësit dhe do të jenë më të informuar mbi legjislacionin ushqimor, të drejtat, rolet dhe përgjegjësit e tyre.’

Rezultati 3: Adoptimi i Bazës Ligjore të BE-së dhe Forcimi i Kapacitetit Zbatues të Politikave

‘Baza ligjore e BE-së dhe masat e politikat që kanë të bëjnë me standardet do të përpilohen dhe zbatohen me efikasitet. Monitorimi i tyre do të bëhet në bazë të formulimit të disa politikave të bazuara në fakte. Konsultat me palët pjesëmarrëse dhe shoqërinë civile do të përforcohet.’

VËSHTRIM MË I AFËRT

Eventi lancues i projektit “Mbështetje për Sigurinë Ushqimore, Standardet Veterinare dhe Fitosanitare”

Kontakt
Z. Michael Parker, EU Team Leader,
Rr. Mustafa Matohiti, Nr 4, Kati i III, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 4 4536891
Email: info@cbs.al

Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Autoriteti i Sigurisë Ushqimore të Irlandës në partneritet me Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Flotës Detare të Irlandës, Autoritetin Finlandez të Ushqimit dhe Creative Business Solutions (CBS), Albania.