B-REDI

B-REDI

CBS po zbaton projektin e Rritjes Ekonomike Rajonale (RER) financuar nga USAID, B-REDI Konkurrueshmëria - Programi për Zhvillimin e Bujqësisë me qëllim rritjen dhe forcimin e aftësive për eksport të kompanive bujqësore dhe të përpunimit të ushqimit, përkatësisht në Maqedoni dhe Shqipëri.
Programi ofron trajnime dhe asistencë teknike për kompanitë bujqësore për të përmirësuar kapacitetin e tyre të brendshëm për analizimin dhe qasjen në tregje, si dhe forcimin e lidhjeve me blerësit rajonalë dhe ndërkombëtarë.

Faza e parë e këtij programi filloi në 2017, me 10 kompani në Shqipëri dhe 10 kompani në Maqedoni. Grupet përbëheshin kryesisht nga kompani të nivelit të dytë (3-10 vjet operimi ne treg) dhe kompani relativisht të reja, megjithëse morën pjesë edhe kompani më të konsoliduara me potencial të fortë eksportues. Programi ofron dy module të veçanta trajnimi paralelisht me sesione monitoruese për kompanitë duke i trajnuar dhe ndihmuar ata në zhvillimin e Planit Strategjik të Marketingut për Eksport (PSME). RER ka kombinuar ekspertizën e vet me partnerët lokalë, duke përfshirë CBS në Shqipëri.

RER po vazhdon aktivitetet në Shqipëri dhe Maqedoni me kompani të reja. Duke punuar me firmat e njëjta lokale, do të zgjidhet grupi i dytë i 10 kompanive në Maqedoni dhe Shqipëri. CBS dhe ekipi i partnerëve të projektit do të inkurajojnë kompanitë nga të gjitha rajonet që të marrin pjesë në program për një shpërndarje më të balancuar mes vendeve përkatëse.

Për më shumë informacion klikoni këtu.

Ky projekt financohet nga USAID/RER dhe implementohet nga CBS